Drejtuesi i Nismës Thurje, Endri Shabani është përplasur mbrëmjen e sotme me moderatoren Eni Vasili, gjatë një debati ku po flitej përse partitë e vogëla dështojnë në Shqipëri.
Teksa Endri Shabani kishte radhën për të folur, Eni Vasili e ndërpreu, gjë e cila nuk u prit mirë nga Shabani, i cili i kërkoi që ta linte të përfundonte.
Vasili i tha që jo nuk e lë të përfundojë dhe ky i fundit duke pretenduar se kishte gjysmë ore që dëgjonte të tjerët duke folur dhe tashmë po e ndërprisnin, u ngrit nga studioja dhe u largua.
Pjesë nga biseda:
Endri Shabani: Më lër pra të mbaroj. Keni gjysëm orë që flisni.
Eni Vasili: Po, jo stë lë. Po pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?
Endri Shabani: Po mirë, dakord bëjëni emisionin vetë.
Eni Vasili: Je i lirë të bësh c’të duash. Kjo tregon nervozizmin e humbjes.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post