Pas vrasjes së trefishtë dje në fshatin Shëlli të Matit, në një intervistë për Fax News ka folur edhe brigadieri i ndërmarrjes Gëzim Hoxha.
Gëzim Hoxha ka dhënë detaje të tjera për masakrën ndodhur në Mat, teksa u shpreh se sapo ishim ulur për të ngrënë, Kujtim Koxha është futur në lokal dhe ka bërë hatanë.
Sipas tij ai mund ti kishte vrarë të gjithë sa ishin në lokal, po mos të ishte për ndërhyrjen e kryplakut të fshatit.
“Nuk është për 10 metra rrugë, por ka pasur një synim tjetër. Ne kemi hyrë në lokal në orën 1 e 35 dhe fisk në orën 1 e 50 ka kris automatiku. Për kaq sekonta u bë hataja. Sa merr karikatori automatikut ka qëlluar.
“Më lësho se do ti vras të gjithë”, i thoshte kryplakut. Edhe mund të ishte bërë hataja dhe ti kishte vrarë të gjithë. Ai vrau një, për ti vrarë të gjithë. Ishte shok me njërin nga viktimat. Sapo na kanë sjellë bukën ka kris kallashi në derë të lokalit.
Pronari lokalit na tha hajde hamë tek shtëpia! Por ne vendosëm të hamë aty për dy minuta, dhe të fillojmë punën. Unë nuk e njoh fare. Nga mjesi në darkë, ishte shumë problematik. Ne nuk e dimin se kush është. Të gjithë në fshat na kanë respektuar. Doli një… bëri hatanë!”
Shoferi i fadromës, Mentor Hoxha, 36 vjeç; shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj, 49 vjeç; si dhe banori i fshatit Hamit Buci, 43 vjeç, humbën jetën nga plumbat e Kujtim Koxhës, i cili erdhi në befasi nga pas lokalit. Ndëkohë, i plagosur në spital vijon të jetë banori tjetër i fshatit, Astrit Hani.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post