Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e Partisë Demokratike mbi aktin normativ për qeratë e bizneseve.
Përmes një deklarate publike, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin edi Rama që me masat e marra nga qeveria në lidhje me qeratë e bizneseve të mbyllura, po e shtyn vendin drejt një konflikti civil.
PD deklaron se Edi Rama mbron oligarkët e 120 milionë eurove dhe nxit përplasjen sociale mes 3 milionë shqiptarëve.
Sipas PD-së nisma e Ramës për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit të bizneseve të mbyllura, është një vepër e turpshme dhe se do të nxisë konflikt social mes shqiptarëve (lexo lajmin)
NGa ana e tij Rama shprehet se do ta shpjegojë Aktin Normativ mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ndërsa hedh akuza ndaj PD-së se ka lëshuar deklarata ende pa u bërë zyrtar vendimi.
Reagimi i Edi Ramës:
? Ndërkohë që kam publikuar parimin e nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qerave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qeradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!
? Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç’bëjmë!
? Akti Normativ po bëhet gati, e meqë sonte kisha konfirmuar praninë në studion e ?PINIONIT, do të kem mundësinë t’ju shpjegoj edhe qeramarrësve më hallexhinj, edhe qeradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve me hallet përkatëse të kohës që jetojmë, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish (pa din, pa iman e pa asnjë hall tjetër veç ëndrrës së tyre në beze), ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!
(F.GJ/FAXWEB.AL)