Në qytetin e Maliqit është grabitur banesa e kambistit Vilson Mara nga persona me maskë dhe të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur mbreëjen e së shtunës dhe gjatë momentit të grabitjes së banesës nuk ka pasur asnjë prej familjareve. E para që ka konstatuar grabitjen ka qenë bashkëshortja e kambistit. Në momentin që ka hyrë në oborin e shtëpise ka deklaruar për mediat, Lindita Mara se kam parë tre persona me automatik në dorë dhe të maskuar që po dilnin nga banesa.
Grabitesit janë larguar me vrap pasi kanë parë gruan të hynte në shtëpi. Paraprakisht familjarët deklarojne së jane grabitur rreth 3 milionë lekë të vjetra. Vilson Mara, kambisti i grabitur deklaron që ka telefonuar numrin e policisë129 dhe askush nuk i është përgjigjur. Familjarët janë detyruar të shkojnë vetë në Komisariat për të njoftuar. “Ska shtet, s’ka polici, ndjehemi të kërcenuar me jetë” deklarojnë familjarët.
Detaje:
Më datë 29.04.2017 jemi njoftuar se në Maliq, tre persona në bashkëpunim mes tyre kanë vjedhur me thyerje, banesën e shtetases L.M, 51 vjeçe.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se këta shtetas kanë marrë një sasi lekësh rreth 1 milionë lekë të vjetra, si dhe kanë tentuar të vjedhin edhe 2 televizorë por janë larguar me shpejtësi, pasi janë pikasur nga e zonja e banesës e cila po afrohej drejt banesës së saj.Theksojmë se në banesë kur është kryer vjedhja e lekëve nuk kishte njeri.
Policia është duke kryer veprimet proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.(J.V/Shuplaka)