21:52 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Me maska dhe në krah të pastrueses, del fotoja e ‘Grupit të Zjarrit’ të Lulzim Bashës brenda Selisë së PD-së

16:39 | 06/01/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Viti i ri e gjen Selinë e Partisë Demokratike me pamje ndryshe

Fax News ka arritur të sigurojë foton e të ashtëquajturit ‘Grupi i Zjarrit’ që qëndron në gatishmëri brenda Selisë blu për të ndërhyrë me urdhër të kryetarit Lulzim Basha.

Në foton e siguruar nga Fax News, shihen disa djem të rinj, të maskuar me shallë në fytyrë, dhe disa prej tyre të buzëqeshur. Ata janë brenda Selisë blu dhe kanë dalë në foto me sanitaren e PD-së.

Dyshimet janë se ky grup është i njëjti që në 25 prill u ‘pagëzua’ me emrin (Struktura Për Mbrojtjen e Votës), grup ky që shkatoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në mes të Elbasanit pas përplasjes me grupin e PS-së.

Për këtë krim, është dorëzuar vete në polici Arbër Papleka, një ish-efektiv i RENEA-s. Ndërkohë grupi shoqeroi Gazment Bardhin dhe figura të tjera të afërta me Bashën gjatë fushatës deri në zgjedhje për të mos lejuar eksponentët kriminale apo te tjerë nga radhët e PS-së të blinin vota.

Mesa duket, pas përplasjes me ish-Kryeministrin Sali Berisha, Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë në ndihmë këtë strukturë ilegale me të cilën Basha synon të forocojë pozitat e tronditura në krye të Selisë blu, në një kohë kur Berisha ka thirrur një protestë në datë 8 janar.

Komisioni i Rithemelimit i dha kohë Lulzim Bashës deri në datë 5 janar të lironte vetë zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, pasi e shkarkoi në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe më pas në referendumin e 18 dhjetorit.

Mirëpo Basha nuk i njeh këto vendime dhe ka marrë masa duke blinduar dyert dhe dritaret e selisë, si një masë kjo për t’i bërë ballë demokratëve që do të mblidhen në datë 8 janar me kërkesë të Berishës.

Rikujtojmë se grupi i Rithemelimit ka denoncuar dhe më pare prezencën e elementëve kriminale brenda Selisë blu, por kjo është mohuar kategorikisht nga Basha dhe njerëzit e tij të afërm. Kryeministri Rama nga ana tjetër ka deklaruar se nuk përfshihet në këtë ccështje të brendshme të PD-së.

Në vijim të denoncimeve të tij, Grupi i Rithemelimit ka vendosur të dërgojë foton e mëposhtme në polici dhe të bëjë një tjetër denoncim ndaj Lulzim Bashës, që sipas tyre po mbron karrigen e tij me ndihmën e kriminelëve.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

“S’ka rëndësi ku hyn Gaz Bardhi apo Lul Basha”, sekretari i përgjithshëm i PD: Berisha shoqërohet nga persona kriminalë (Zbulon emrat)

Para

Publikohen fotot/ Bardhi i nxorri emrin si person me precedentë kriminalë që shoqëron Berishën, Lumneshi rezulton të jetë mik familjar me Bashën

Para
Publikohen fotot/ Bardhi i nxorri emrin si person me precedentë kriminalë që shoqëron Berishën, Lumneshi rezulton të jetë mik familjar me Bashën

Publikohen fotot/ Bardhi i nxorri emrin si person me precedentë kriminalë që shoqëron Berishën, Lumneshi rezulton të jetë mik familjar me Bashën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.