10:47 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Me Merkelin nuk fola për negociatat”, Rama: Nuk mund të jepej vendimi para zgjedhjeve

10:51 | 02/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Me Merkelin nuk fola për negociatat”, Rama: Nuk mund të jepej vendimi para zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS-së ka folur për zhvillimet në Samitin e Berlinit. Rama e nisi fjalën e tij duke thënë se ka pasur një keqinformim shumë të madh mediatik lidhur me këtë aktivitet.

‘Keqinformimi më i madh mediatik i bërë ndonjëherë. Ishte një shprehje e dëshpërimit të kadrinjve mediatik. Përpjekje ekstreme për t’i shitur shqiptarëve të pavërteta, duke i thënë që negociatat nuk do hapen sa të jem unë në qeveri”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri tha që Samiti i Berlinit nuk kishte lidhje me çeljen e negociatave për aderimin në BE. Rama shtoi se nuk ka folur me Merkelin  për hapjen e negociatave dhe se ky është një vendim që i takon Bundestagut.

“Samiti nuk kishte lidhje me çeljen e negociatave për aderimin e Shqipërisë në BE. Merkel ka vlersuar shumë  përparimin që ka  bërë Shqipëria. Ajo nuk do e thotë fjalën e fundit të parën, vendimi jepet nga Bundestagu.” u shpreh kryeministri.

Rama vlerësoi në vija të përgjithshme dhe përparimin e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave.

“Çfarë duhet të bëjë Kosova për liberalizimin e vizave? Askush nuk i thotë dot më Kosovës se nuk ka përparuar apo që nuk ka plotësuar kriteret”, tha Rama.

Rama shton që Shqipëria ka marrëdhëniet më të mira diplomatike që ka pasur ndonjëherë me shtetet më të rëndësishme të Evropës.

“Nuk kemi bërë asnjë mrekulli por e kemi çuar Shqipërinë në derën e BE-së. Sot kemi marrëdhëniet më të mira që Shqipëria ka pasur ndonjëherë me Gjermaninë dhe Francën.”

Shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave Rama thotë që vjen si pasojë e zhvillimi të zgjedhjeve parlamentare në BE, që nuk mund të jepet para zhvillimit të tyre sepse mund të ndikojë rezultati.

“KE vendosi këtë vit në fund të majit për të mos e nxjerrë gjatë zgjedhjeve dhe duke mos e dhënë këtë vendim për të mos ndikuar. Prandaj është folur për shtatorin por kurresesi për mosçeljen e negociatave.”

Për qëndrimin e Francës lidhur me aderimin e Shqipërisë Rama pohoi që do jepet në bazë të vlerësimeve të faktuara të komisioneve përkatëse.

“Përsa i përket qëndrimit të Francës ai do jepet në bazë të raporteve të Komisioneve që bëjnë vlerësime të faktuara dhe vlerësime politike.”

Rama shtoi se djegia e mandateve nga ana e opozitës ka sjellë një refuzim ndaj tyre nga ana e shteteve evropiane dhe SHBA-së.

“Menduan se do të trondisnin Europën dhe SHBA-të duke djegur mandatet, por kanë marë vetëm refuzime dhe nëse vazhdojnë kështu do marrin vetëm refuzime nga e gjithë bota.

Askush nuk është i detyruar të hyjë me zor në zgjedhje. Për parti që i japin vetes këtë titull pa të drejta kushtetuese është e nevojshme të informojmë si duhet publikun. Është detyrë e jona për t’i dalë borxhit çdo kujt. Kodi penal s’ka nevojë për asnjë ndryshim për sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve.

Kodi ka nevojë për ndryshime në sigurinë ushqimore dhe pse janë bërë disa të tilla” tha Rama.

(J.B/FAXWEB.AL)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: edi ramaRama fol PER SAMITIN
Pas

Vodhën motorin e skafit në një banesë në Ksamil, në pranga 3 persona

Para

Nuk janë dakord me kushtet e tregut të ri, protestë e fuqishme në Shkodër: As ujë nuk ka, na prishet malli!

Para
Nuk janë dakord me kushtet e tregut të ri, protestë e fuqishme në Shkodër: As ujë nuk ka, na prishet malli!

Nuk janë dakord me kushtet e tregut të ri, protestë e fuqishme në Shkodër: As ujë nuk ka, na prishet malli!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin? Qeveria gjermane paguan taksë 70 mijë euro në vit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Popullsia është përgjysmuar në 30 vite/ Masat që po merr Gjermania lindore në luftë me shpopullimin

Netanyahu: Pas operacioneve në Iran, hapen mundësi për lirimin e pengjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.