Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës lidhur me deklaratat e tij se më mirë gjykatat të rrinë bosh se me njerëz shejtanë që janë brenda.
‘’Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë.
Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”, u shpreh Rama pak minuta më parë.
Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Bashës që quan Ramën kryeshejtanin e vërtetë të prokurorisë.
‘’Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë”, shkruan Basha në reagimin e tij.
Kujtojmë se që prej nisjes së Vetingut vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese, pë shkak të shkarkimit të pjesës më të madhe të gjyqtarëve, ndërsa të njëjti fat po rrezikon të ketë edhe Gjykata e Lartë.
Për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve politike, Reforma në Drejtësi ka mbetur e bllokuar në një pjesë të mirë të saj.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post