Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se situata aktuale politike në Shqipëri duhet të marrë një kthesë 180 gradë.
Meta shkruan në rrjetet sociale se një gjë e tillë është më mirë të bëhet herët se sa më vonë, duke argumentuar se dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm
Postimi i plotë i Metës:
Situata aktuale politike në Shqipëri?? duhet të marrë një kthesë 180 gradë, më mirë herët, se sa më vonë! Dialogu realist, i përgjegjshëm dhe efektiv është i domosdoshëm!
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë si i Ftuar Nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës.
Ai falënderoi Presidentin Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm Greminger për mbështetjen e Kryesisë shqiptare të OSBE në 2020-n, që padyshim do të ketë një komunikim intensiv dhe bashkëpunim me Zyrën e Asamblesë së Përgjithshme, me Sekretariatin e OSBE-së dhe të gjitha institucionet autonome të OSBE-së (lexo këtu).
Ndërkohë, deklaratat e Metës vijnë në një kohë kur në Shqipëri ndodhet zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan Mathew Palmer i cili sapo ka përfunduar një takim me kryeministrin Rama pas të cilit ky i fundit u tregoi edhe temat për të cilat kishin diskutuar (lexo këtu).
Është njoftuar segjatë ditë së nesërme Palmer do të takohet edhe me kryedemokratin Basha dhe Presidentin Meta me të cilët mund të diskutohet përveç të tjerave edhe lidhur me situatën politike në vendin tonë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)