“Më mirë i vdekur në ndonjë kanal, se të shtyj Brexitin”, kryeministri britanik, Boris Johnson e tregoi përmes kësaj deklarate sesa i vendosur është të mos i kërkojë Bashkimit Europian shtyrjen e datës së largimit të Britanisë, të caktuar në 31 tetor.
Për shefin e ekzekutivit britanik, në këtë pikë, një ide e tillë e mbështetura nga shumë ligjvënës, është e pakuptimtë. Johnsoni nuk tregoi nëse do të jepte dorëheqjen po qe se BREXI-ti nuk do të ndodhte në fund të tetorit.
Ai e ka bërë të qartë se do të përgatitet për t’u larguar nga BE-ja pa marrëveshje, një skenar ky që i fut drithërimat laburistëve të cilët po përpiqen ta pengojnë me çdo kusht.
Vëllai më i vogël i kryeministrit, Johnson, njoftoi një ditë më parë se do të largohej nga posti i tij si ministër e do të dorëzonte dhe mandatin e deputetit për shkak të situatës së krijuar prej BREXIT-it. Ministri për Biznes citoi si arsye për dorëheqjen “tensionin e papërballueshëm” në rolin e tij.
Në referendumin e vitit 2016, Jo kishte votuar që Britania të qëndronte në Bashkimin Europian, ndërsa i vëllai Boris, ishte një nga zërat më të fuqishëm pro shkëputjes.