08:49 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më mirë të më marrë koronavirusi, jemi ku thërret qameti”, qytetarët në stacionet e urbaneve: S’kemi frikë, jemi nga Kukësi, Skrapari, aty jetojnë veç derrat

11:19 | 10/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më mirë të më marrë koronavirusi, jemi ku thërret qameti”, qytetarët në stacionet e urbaneve: S’kemi frikë, jemi nga Kukësi, Skrapari, aty jetojnë veç derrat

Në një kohë kur qeveria shpalli marrjen e masave shtesë për shkak të 6 rasteve me koronavirus që janë konfirmuar derimë tani në vendin tonë, një nga çështjet më shqetësuese është dhe udhëtimi në mjetet e transportit urban.

Pavarësisht se janë të njohur me rrezikshmërinë që paraqet kjo, qytetarët shprehen se janë të detyruar që të lëvizin me urbanë, pasi janë shumë larg nga vendbanimi me atë të punës.

Gazetarja e Fax Neës Fjona Çela, ka qenë paraditen e sotme në disa stacione urbanësh në kryeqytet, ku një pjesë e qytetarëve shprehen se nuk kanë frikë dhe nuk ndihen të frikësuar, pavarësisht se e pranojnë se kushtet e transportit janë skandaloze.

Ndërkohë disa prej tyre thonë se nuk kanë mundësi financiare që të blejnë maska, çmimet e të cilave janë rritur në ditët e fundit.

“Jo s’kemi frikë hiç, jemi malsor ne nuk frikna, na jemi rrit me ushqime bio, dhe ne nuk frikna hiç”, tregon një e moshuar.

“Vijmë nga Skrapari, që atje vetëm derrat jetojnë, po mbaroi tërë Tirana, atëherë dhe ne atje do në zëjë, unë kalimtar jam këtu, sot iki për në Skrapar”, tregon një tjetër qytetar.

“Na ka zënë ngaherë ne sëmundja, ka për ti shëndosh Zoti ata, shumë të mira janë kushtet në urban, ja një gjysmë ore që pres. Nuk ka kushte autobusi, hiç asnjë kusht, nuk është i lamë, nuk e kanë fajin punonjësit, ti ndërrojnë autobusat se nuk jena bagëti na”, shprehet një tjetër zonjë.

“Nuk kam frikë fare për në autobus, maska do lekë, do thuash ti pak lekë, po ne jemi ku thërret qameti. Jemi pa punë, vetëm në një muaj harxhoj 300 mijë lekë ilaçe, kemp nuk më japim, më mirë të më marrë koronavirusi, sesa të jetoj këtu. Nuk shoh dritë jeshile, kushtet në autobuse si në kohën e ku thërret qametit, hajdutët të fusin duart në xhep, i rjepin njerëzit”, është apeli i një tjetër qytetari.

“Koronavirusi është Edi Rama, nuk kam frikë që të udhëtoj në autobus, se koronavirusi është vetë kryeministri, kaq di me thënë, kaq them”, ishte revolta e një tjetër qytetari.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: koronavirus
Pas

Ndryshimi i sistemi zgjedhor, KQZ rrëzon kërkesën për referendum

Para

“Erdhi nga Italia dhe ishte me kollë dhe me grip”, e ëma në derën e spitalit infektiv kërkon djalin: Ishte dobësuar shumë, por pret përgjigje

Para
“Erdhi nga Italia dhe ishte me kollë dhe me grip”, e ëma në derën e spitalit infektiv kërkon djalin: Ishte dobësuar shumë, por pret përgjigje

“Erdhi nga Italia dhe ishte me kollë dhe me grip”, e ëma në derën e spitalit infektiv kërkon djalin: Ishte dobësuar shumë, por pret përgjigje

Discussion about this post

 



Të Fundit

FMN: Rritja ekonomike 4% në Kosovë, inflacioni 2.25% gjatë vitit 2025

Nxorri armën dhe e qëlloi në fytyrë/ Arrestohet autori i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi! Cilat janë pistat ku po heton policia

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Harta e divorceve, shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.