Avokati Adriatik Lapaj në një shënim në mediat sociale ka treguar një ngjarje të pazakontë me një qytetar. Lapaj zbulon se e ka ndaluar një burrë dhe e ka fyer vazhdimisht, ndërkohë që avokati tregon se e ka falenderuar pas të shárës dhe në ato momente ai ka heshtur pasi kërkonte debat.
Më tej avokati rrëfen i mbeti në mendje mënyra si ishte veshur, dhëmbët që i mungonin…sa shumë i vuájtur ishte!
“Më ndodh të takoj e përshëndetem rrugës me qytetarë që nuk i njoh. Më japin forcë për të thënë problematika që i mundojnë. Sot më ndaloi një burrë i cili dukej i stërmunduar nga jeta. Më sháu…se kuptova pse…thjeshtë më sháu…dukej që më shikonte si armik të partisë!
I thashë faleminderit! Më sháu prapë. I thashë sërish faleminderit! Më pa fòrtë dhe nuk po kuptonte si mund ti përgjigjesha në atë mënyrë. Priti reagim, priti ta shája. Donte kònflikt. U zhgënjye.
Ika, por më mbeti në mendje mënyra si ishte veshur, dhëmbët që i mungonin…sa shumë i vuajtur ishte! Më tríshtòi ky fakt…??? Nuk isha fajtòr për gjendjen e tij. Tjetër kush ishte dhe është. Nuk më demotivoi, përkundrazi më dha forcë. Edhe për atë duhet të luftojmë.”- tha Lapaj.