“Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”, shkruante deputetja Rudina Hajdari paraditen e sotme në rrjtet sociale.
Njëri prej reagimeve ka ardhur edhe nga ish-deputetja Kejdi Mehmetaj e cila shprehet se Hajdari se nuk e kupton sesi vajza e Liderit të Dhjetorit kërkon ftesë për të vizituar shtatoren e babait të saj.
“Amerikania Hajdari kërkon ftesë për të vënë një buqetë me lule tek shtatorja e babait të saj në Tropojë. Ne kujtuam se ishte nga Tropoja, por ajo qenka një amerikane e vërtetë, e cila nuk mund të shkojë në Tropojë për të nderuar babain e saj pa marrë më parë “autorizim”. Kjo po çmend dynjanë!”, shkruan Mehmetaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)