Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare se edhe nëse do të zhvillohen zgjedhjet me 30 Qershor, ato nuk do të mund të çertifikohen dhe argumentoi se nuk mund të ketë zgjedhje pa garë.
Maliqi argumentoi se kjo është një lojë politike dhe matje force dhe e vetmja zgjidhje sipas tij është ndryshimi i Kodit Zgjedhor.
Maliqi akuzoi krerët e dy forcave më të mëdha politike në vend se nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor duke shtuar se do të bëjnë një marrëveshje që iu shërben atyre sepse sipas tij, kjo tregohet edhe me parodinë që bëjnë me opozitën e re në Kuvend.
“Edhe nëse ka zgjedhje nuk do të çertifikohen, kjo është një lojë, është matje force nuk bëhen zgjedhjet pa garë dhe konkurentë. Ky është shpenzim parash me blerjen e gazit lotsjellës.
Ne kemi vetëm një vendim, sa të jemi këtu, duhet që sistemi zgjedhor (sepse këta e vendosin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me ne këtu bëjnë parodi, ikin dhe nuk na dëgjojnë kur flasim), të bëjmë të mundur ndryshimin e sistemit zgjedhor sa të jemi këtu.
Por nuk do të na dëgjojnë por do të vendosin vetëm sipas interesave të opozitës rrugore dhe rilindasve, jo të socialistëve të ndershëm dhe demokratëve”, tha ndër të tjera Maliqi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post