Usain Bolt më në fund është thyer. Kampioni i padiskutueshëm i cili deri tani ka thyer të gjitha rekordet ka dalë vetëm në vendin e tretë në garën e 100 metrave e vlefshme për Kampionatin Botëror të atletikës që u zhvillua dje në mbrëmje në Londër.
Ai që i mori fronin Xhamajkanit ishte Justin Gatlin, i cili realizoi një ëndërr duke mundur ikonën Bolt në 100 metra duke fituar kështu titullin e dytë botëror në karrierë përmes fërshëllimave të turmës në stadium për shkak të historive të tij me dopingun.
Gatlin, 35 vjeç, fitoi me 9,92 sekonda përpara amerikanit tjetër, Christian Coleman (9,94), ndërkohë që tetë herë fituesi olimpik dhe 11 kampioni i botës, Bolt u rendit i treti me 9,95, pas një starti si gjithmonë të dobët, çka i kushtoi një tjetër rezultat të mire. (B.H/Shuplaka)