Pavarësisht se këngëtari i njohur Korab Shaqiri ka më shumë se dy muaj që është bërë baba, vetëm sot për herë të parë ka publikuar një foto të djalit të tij.
Në foto djali i vogël shihet i shtrirë në krevat, por mesa duket nga mbishkrimi i Korabit, pikërisht në anën e tij të krevatit.
“Më ka zënë vendin djali”, shkruan këngëtari bashkangjitur fotos.
Korab Shaqiri dhe partnerja e tij u bënë për herë të parë prindër më 13 shkurt të këtij viti. Të voglin e tyre ata e pagëzuan me emrin Alte, por deri më tani nuk kishin publikuar foto të të voglit, ndoshta për ta mbajtur atë sa më larg syrit mediatik. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1633″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post