16:26 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Më në fund një shqiptar në krye të Kuvendit maqedonas, mijëra protestues ngrihen në revolta

19:22 | 27/04/2017
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Më në fund një shqiptar në krye të Kuvendit maqedonas, mijëra protestues ngrihen në revolta

Postin e Kryetarit të Kuvendit në Maqedoni, më në fund e ka fituar një shqiptar. Ai është Talat Xhaferri nga BDI.

Ai u zgjodh me votat e deputetëve të LSDM-së, Lëvizjes Besa dhe aleancës për Shqiptarët. Menjëherë pas votimit Xhaferri bëri betimin, mirëpo mediat maqedonase shkruajnë se e VMRO kanë bllokuar karrigen e kreut të Kuvendit si shenjë proteste.

Për më tepër, situata situata jashtë godinës së parlamentit paraqitet mjaft e tensionuar, kjo për shkak të protestuesve “Për Maqedoni të Bashkuar”, të cilët janë mbledhur për të protestuar. Policia maqedonase, bën me dije se të paktën 2 mijë protestues janë futur edhe në ambientet e Kuvendit.

Pak mbi Xhaferrin

Xhaferri, një drejtues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë konfliktit të 2001-it në armatën e ish-Jugosllavisë, është i pari shqiptar që zgjidhet Kryetar Kuvendi.

Ai u lind më 15.04.1962 në fshatin Forinë të Gostivarit.  Shkollimin fillor e kreu në Çegran, fshatin fqinj, ndërsa pas kësaj shkoi në Beograd, ku kreu gjimnazin ushtarak.

Pas kësaj vazhdoi karrierën e formësimit ushtarak, ashtu që u regjistrua dhe studjoi në Akademinë Ushtarake të Këmbësorisë të APJ – drejtimi këmbësori në Beograd dhe më pas Sarajevë. Karrierën e tij e ka vazhduar në disa kazerma ushtarake të asaj kohe të Armatës Popullore të Jugosllavisë, ku thuhet se ka qenë në Nish, Sarajevë, etj. Me pavarësimin e Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohetg në Armatën e Maqedon isë, duke qenë oficer i lartë dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: maqedoniTalat Xhaferri
Pas

Zbardhet emri i dytë i propozuar nga LSI për president pas Metës

Para

Kaos në Parlamentin e Maqedonisë, gjakoset Zaev (VIDEO)

Para
Kaos në Parlamentin e Maqedonisë, gjakoset Zaev (VIDEO)

Kaos në Parlamentin e Maqedonisë, gjakoset Zaev (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Agresioni rus, kancelari Merz nga Lituania: Do të mbrojmë territorin e NATO-s!

54-vjeçarja u fut në sallë për ngushtim stomaku, por humbi jetën! Kush është mjeku i spitalit privat në Durrës që kreu ndërhyrjen

Irani: SHBA-të do mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon objektet e tij bërthamore

Miratohet në SHBA projektligji i propozuar për buxhetin, Trump: Ky është legjislacioni më i rëndësishëm në histori

U dënua me 25 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Bledi Tetën, kthen dosjen për gjykim

Ajola Xoxa kërkoi të merrte pas telefonin dhe sendet e sekuestruara, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

Rrëzohet aeroplani pranë një qendre banimi në SHBA, marrin flakë disa shtëpi e makina

Bukë e ushqim foshnjash mbërrin në Gazë, por palestinezët kërkojnë më shumë

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

“Putin po luan me Trump si violinë”, Rubio: Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.