Armando Broja rikthehet në stërvitje pas dëmtimit që e la jashtë fushës së blertë prej muajit gusht. Vetë klubi i Everton ka postuar një foto të tij në rrjetet sociale. “Mrekulli që të shohim në stërvitje Armando”, është mesazhi mbi foton e sulmuesit shqiptar.
23-vjeçari duket i qeshur, teksa londinezët shpresojnë ta kenë sa më shpejt ta gatshëm në fushë. Kujtojmë se Everton e huazoi Brojën nga Çelsi në fillimin e sezonit.
Për shkak të dëmtimit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ka marrë asnjë minutë. Ky nuk ishte as dëmtimi i parë që e mban jashtë, pasi prej kohësh Broja ka hasur probleme prej tyre. Broja pritet të mungojë dhe në dy ndeshjet e muajit nëntor të Kombëtares Shqiptare kundër Çekisë dhe Ukrainës në “Air Albania”.