KQZ sapo ka votuar me 7 vota pro për dhënien e mandatit ndaj Dritan Bicit, i cili zëvëndësoi Aqif Rakipin në qarkun e Elbasanit, për partinë PDIU.
Ndërsa në listën e qarkut të Beratit pas Rahovicës u vendos Silva Caka. KQZ vendoi për edhe për dhënien e mandatit për Cakën me 7 vota pro.
Kujtojmë që Gledjon Rehovicës dhe Aqif Rakipit, iu hoq mandati i deputetit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, pasi rezultuan të dënuar nga drejtësia italiane.
Njoftimi:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 15.01.2018, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimit:
1.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
2.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
3.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëmërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
4.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumëmërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. (J.V/Faxweb)