Me rastin e ditës së verës kanë përcjellë sot urime dhe liderët kryesorë të vendit. Me nga një foto që simbolizojnë lulet kanë uruar sot Presidenti i vendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama si dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.
Meta shkruan sot: Të dashur miq, Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush!
Kryeministri Rama i cili prej ditës së djeshme ndodhet në qytetin e Elbasanir, nuk ka sesi mungon me ruibrikën e tij të preferuar: MIRËMËNGJES, dhe me këtë pamje diellore nga Elbasani ju uroj GËZUAR DITËN E VERËS.
Ndërsa kreu i PD-së është mjaftuar vetëm me tre fjalë: Gëzuar Ditën e Verës!
Edhe Basha do të jetë sot në Elbasan për ditën e verës. Fillimisht, do të vizitoje Panairin dhe më pas do të bëje një shëtitje në bulevard me qytetarët.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post