Në këto ditë të ftohta dimri, por dimri Siberian ama, jo të gjithë kanë një çati mbi kokë ku të strehohen.
Rasti më flagrant është ai i Durrësit, ku një endacak i moshës 30-35-vjeçare, humbi jetën si pasojë e motit të ftohtë.
Në Tiranë e dimë që bashkia ka nisur operacionin për strehimin e njerëzve në nevojë që jetojnë në kushte rruge, megjithatë akoma nuk dimë se çfarë bëhet në qytetet e tjera.
Një gazetar ka raportuar në rrjetet sociale që një i pastrehë po e kalon mbrëmjen e sotme pranë postës në Elbasan.
“Meqe institucionet duan t’i raportojme rastet e te pastreheve, njerezve ne nevoje dhe situate rruge qe po perballen me te ftohtin e acart. Ja ku e keni nje te tille prane Postes Elbasan.
#Strehoni_te_pastrehet”, shkruan gazetari.
Sakaq ai ka publikuar edhe një foto të trishtueshme, të personit që është shtrirë diku në një cep të rrugës me një batanije sipër. (D.D/Shuplaka)