Vetëm pak minuta më parë u tentua të grabitet një kazino te lagja e Selvisë në kryeqytet. Autori me një pistoletë lodër tentoi të grabiste kazinonë por u godit nga roja i kazinosë. Menjëherë të riut i ka rënë pistoleta nga dora dhe është larguar nga vendngjarja.
Dyshohet se autori ka kryer grabitje të tjera, po me pistoletë me lodër. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij. (J.V/Shuplaka)