Gazetari i njohur Basir Çollaku, dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ka shprehur idenë e tij lidhur me dy liderët, atë të PS-së Edi Rama, si edhe atë të PD-së Lulzim Basha.
Sipas Çollakut, i cili është pjesë e Bordit të Monitorimit të Mediave prej 10 vitesh, televizionet shqiptare janë paguar që të japin vetëm Ramën në transmetim të drejtpërdrejtë, edhe Metën, por jo Bashën. Madje Çollaku shkruan se mediat po i servilosen kryeministrit Rama, duke shpikur edhe mekanizma shifrorë.
“Unë jam prej 10 vitesh në Bordin e Medias, ashtu si këtë herë. Vë re në këtë fushatë, ashtu si në 2015 e plot herë të tjera, derdhjen e medias në krahët e Ramës me një servilizëm bajat, nënshtrim cinik, pafuqi eunukësh, lëpirje financiare pa kokërr morali. Shpikin mekanizma shifrore larg profesionit për t’u dukur në rregull. Shikoni kur janë live njëherësh Rama, Basha, Meta. Mediat e pavarura japin liderin e opozitës vetëm nëse kanë mbaruar Rama dhe Meta. Dhe atëherë pjesërisht tek tuk ndonjë televizion.
Unë them se janë paguar majmërisht për të dhënë dy të parët dhe porositur po prej tyre për të mos dhënë Bashën. Madje dhe Idrizi del shpesh here para Bashës në transmetime direkte. Mos me pyesni a paguan dendur për këtë. E dinë këta botuesit dhelpërakë.. sigurisht mos dyshoni. Vota pro këtij “rreziku shoqëror” është votë kundër vetvetes. Është thjesht biletë për t’u larguar me 26 qershor nga Shqipëria. Basha është mundësia për ti ndaluar banditët e egërsuar.”, shkruan Çollaku.
ARTIKULLI I ÇOLLAKUT
Basha si mundësi dhe Rama si rrezikshmëri e lartë shoqërore…
Rama është diktatura e “ëmbël” duke u instaluar me një dredhi të frikshme, por së cilës duhet ti largohen shqiptarët me nxitim dhe vendosmëri… Fushata elektorale po mbyll ditët e saj dhe të dielën kutitë e votimit do të jenë prova qytetare e pushtetit për mandatin katër viteve. Edi Rama ka vjedhur tmerrshëm kudo ka prekur pushtet.
Së pari 19 vite të shkuara në minsitrinë e kulturës kur e nisi, më pas në bashkinë e Tiranës ku e bëri të pajetueshëm kryeqytetin dhe më vonë kryeminister duke bërë të pajetueshme Shqipërinë. Prokurorë, policë, e gjyqtarë të korruptuar mbrojtës të zullumevë të tij, shpëtuesit e dëmimeve, ai nuk i harroi. Ku i bëri deputetë, ku i ngjeu me qoka pushteti e biznesi, duke i tërhequr pas vetes gojëmbyllur si një frikacak i pashoq. Ata u bënë servilët e përjetshëm butakët bashkëvjedhës.
Në prokurori e institucione te tjera dosjet mund te jene bere fertele kur Rama u be kryeminister. Qofshin edhe ato dosje te shendetesise ku ai ka kusure sa familjare aq edhe mendore.
Edi Rama u kujdes te rrinte urte vetem me Gramoz Ruçin noterin lidhes te dy sistemeve dhe hipoteken e partise. Tani u mezikaluan kater vite me Ramen kryeminister. Katrahura e plaçkitjes se pasurise publike eshte thuajse biblike. Droga ne miliarda e ka neronizuar ate deri ne limite dhune.
Shullazi, Prenga, Ndoka, Frroku, Bushi, Bardhi, Termeti, Rroshi, ata, Bordi i Nentokes, Bordit te Mafias, se pushtetit gjezdisin ku jua do qejfi zyre me zyre dhe bejne kerdine ne pasurine e ketij vendi. Rama kerkon nje mandat te dyte. Ata te Bordit te Mafias, jane aty te pa larguar. Thjesht jane menjanuar. Kane emeruar ne listat e Rames pa e rruajtur fare nga ky i fundit njerezit e tyre. Teorikisht te paster, praktikisht antare zevendesues te Bordit te Mafias. Te gjithe e dime.
Eshte larguar 10 perqind e popullsise ne kater vite. Kane ikur 300 mije vete. Duan te ikin ne fund te ketij mandati edhe 56 perqind e shqiptareve te cilet ende jetojne ketu. Duan te largohen edhe 1 milione e 700 mije vete. Dhe te pamundurit, kurajozet, shpresefortet, kundershtaret, 34 perqind e shqiptareve ende duan te ruajne fatet e Shqiperise. Rama ia ka dale te boshatise kete vend ne nje mandat.
Nese qytetaret te trembur, frikesuar, varferuar, mjeruar, lodhur, nuk e ndalojne atehere njeriu me rrezikshmeri te larte shoqerore, Edi Rama, do te shtroje diktaturen e tij, perkuese me rrenimin dhe asgjesimin e Shqiperise duke e bere shprehje gjeografike. Butesia e tij elektorale e mbeshtetur nga tredhja mediatike eshte supermashtrimi trondites.
Une jam prej 10 vitesh ne Bordin e Medias, ashtu si kete here. Ve re ne kete fushate, ashtu si ne 2015 e plot here te tjera, derdhjen e medias ne krahet e Rames me nje servilizem bajat, nenshtrim cinik, pafuqi eunukesh, lepirje financiare pa kokerr morali. Shpikin mekanizma shifrore larg profesionit per tu dukur ne rregull. Shikoni kur jane live njeheresh Rama, Basha, Meta. Mediat e pavarura japin liderin e opozites vetem nese kane mbaruar Rama dhe Meta. Dhe atehere pjeserisht tek tuk ndonje televizion.
Une them se jane paguar majmerisht per te dhene dy te paret dhe porositur po prej tyre per te mos dhene Bashen. Madje dhe Idrizi del shpesh here para Bashes ne transmetime direkte. Mos me pyesni a paguan dendur per kete. E dine keta botuesit dhelperake.. sigurisht mos dyshoni. Vota pro ketij “rreziku shoqeror” eshte vote kunder vetvetes. Eshte thjesht bilete per tu larguar me 26 qershor nga Shqiperia. Basha eshte mundesia per ti ndaluar banditet e egersuar.
Ligji “Basha” i dekriminalizimit vrau shume frike, largoi nga parlamenti dhe administrata shume bandite e trafikante. Reforma ne drejtesi me nderhyrjen e vendosur te Bashes dhe PD u be ligj nga paçavure fillestare si arme ne duart e Rames.
Tashme protesta ne çadren e lirise dhe tkurrja e qeverise mbi vjedhjen e zgjedhjeve jane serish aksione te Bashes. Parate keto tre dite do derdhen lume kunder Bashes dhe PD sepse ata jane mundesia per te ndaluar 34 perqind te shqiptareve te qendrojne e mos e bejne vendin shkretetire. Mos harroni lukunine e baterdine mbi pasurine nga Veliaj. Te djathtet, e te majtet e ndershem, jane mundesia per tua kthyer vendin qytetareve dhe banditet me pushtet e pa pushtet te shkojne ne qeli. Bordi i Mafias ka tre dite pune agresive. Ata mund te ndalohen me vote kunder. Mundesia euroatlantike eshte ofruar nga Basha. Rama, Meta dhe te ngjiturit pas tyre jane rrezikshmeri e larte shoqerore.. (D.D/Shuplaka)