Kryeministri Edi Rama ka zbritur paraditen e sotme në terren në rrugën “Vasil Shanto” teksa ka ndaluar qytetarë në rrugë duke i këshilluar që të mos dalin nga shtëpia, por ish-ministri i shëndetësisë Petrit Vasili ka publikuar një foto me të cilën akuzon shefin e qeverisë se ndryshe nga sa këshillon njerëzit, del vetë me një “tufë sejmenësh rreth e përqark”.
Vasili vijon më tej duke thënë se Rama të shkojë tek Infektivi teksa e fton se nëse ka frikë do ta shoqëronte personalisht duke argumentuar se ata që kanë nevojë për mbështetje, janë mjekët, infermierët, sanitaret e spitalit në fjalë.
“Shko Edi komandanti i luftes ne spitalin infektiv shko atje heronjte po te presin. Po nuk pate kurajo,guxim e trimeri dhe po tu desh shkojme edhe bashke, po nuk vajte dot vetem”, shkruan Vasili.
Reagimi i plotë:
Edi shko te infektivi, mbeshteti heronjte dhe ne se trembesh shkojme bashke!
Edi Rama u thoshte shqiptareve :
“Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund”!
Ndersa po vete Edi Rama del me nje tufe sejmenesh rreth e perqark dhe sigurisht edhe me nje qe do ta filmoje çfaqjen e tij.
Edi ata qe kane nevoje per mbeshtetje jane mjeket, infermieret dhe sanitaret e spitalit infektiv heronjte sic i kane pagezuar me te drejte.
Edi shko takoji, shko ne spitalin infektiv jepu mbeshtetje dhe kurajo ne sakrificen e jashtezakonshme te tyre.
Ti thua jemi ne lufte dhe ti udheheq luften.
Shko Edi komandanti i luftes ne spitalin infektiv shko atje heronjte po te presin.
Po nuk pate kurajo,guxim e trimeri dhe po tu desh shkojme edhe bashke, po nuk vajte dot vetem.
P.S shiheni foton e Edit si filmohet mes sejmeneve
(F.GJ/FAXWEB.AL)