21:45 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më njoftoi vetë Leonidha”, rrëfehet dëshmitarja e ngjares së rëndë në Përmet: Ishte i qetë e nuk qante, më tha u rrëzua

13:11 | 18/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më njoftoi vetë Leonidha”, rrëfehet dëshmitarja e ngjares së rëndë në Përmet: Ishte i qetë e nuk qante, më tha u rrëzua

Gruaja e cila zbuloi vrasjen e Leonidha Peçit ndaj bashkëshortes së tij 80-vjeçare Afroviti Peçi ka dëshmuar mbi ngjarjen.

Në emisionin me “Zemër të hapur”, ajo tregon se shkonte shpesh të vizitonte çiftin, duke qenë se ishin të moshuar dhe mundohej të kujdes për ta me çfarë të mundej, sikurse është bërë me dije që i çonte qumësht ose bukë, gjithmonë pa pagesë.

Ditën e ngjarjes së rëndë, Leonidha i kishte thënë se Afroviti kishte vdekur pasi ishte rrëzuar dhe i kishte kërkuar ta ndihmonte për ta ngritur.

Zonja nuk ka shkuar ta ngrejë, por ka njoftuar menjëherë infermieren, e cila kishte konfirmuar se 80-vjeçarja kishte vdekur.

Në dëshminë e saj, ajo tregon se 82-vjeçari Leonidha ishte i qetë dhe as nuk i kishte folur asaj ose infermieres.

Dëshmitarja rrëfen se Afroviti, në bisedën e fundit që kishte pasur me të ishte si gjithnjë dhe se nuk i ka treguar asgjë në lidhje me ndonjë dhunë.

“Më njoftoi vetë Leonidha. Unë shkova pashë që kishte gjak dhe informova infermieren e fshatit. Ajo njoftoi policinë.
Unë shkoja në mëngjes në orën 8:00 iu çoja qumështin. Biseda e fundit me Afrovitin ishte si gjithmonë, nuk më tregoi asgjë. Nuk isha e punësuar. Ndonjëherë iu çoja dhe gjellë se ishin vetëm.
Kur u çova qumështin ishin të dy bashkë. Ishin si gjithnjë. Iu thosha hajde të hamë bukë dhe ai i tha ‘Afroviti hajde të hamë speca’. Unë nuk paguhesha nga familja, shkoja vetë pa pagesë, pa asgjë.
Kur më tregoi, më tha se vdiq. I thashë se nga se vdiq, më tha se ishte rrëzuar, hajde ta ngremë. Unë nuk shkova ta ngrija. Ai ishte i qetë, as nuk qante. Nuk na foli fare mua e infermieres. Infermierja tha se ka mbaruar”, tregoi dëshmitarja e ngjarjes.

Ditën e djeshme, pasi u shoqërua nga blutë, Leonidha ka pësuar infarkt dhe është dërguar në Tiranë. Para mjekëve, sipas burimeve, ai ka vepruar sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe ka kërkuar që t shkojë në shtëpi për të takuar bashkëshorten.

Pas

Elbasan/ 67-vjeçari në pranga pas djegies së sipërfaqes me pemë frutore

Para

Burg për 9 të arrestuarit e “Tempullit” në Elbasan

Para
Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shijak, në kërkim i riu (EMRAT)

Burg për 9 të arrestuarit e "Tempullit" në Elbasan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.