Teksa kanë mbetur më pak se gjashtë orë nga mbyllja zyrtare e procesit të numërimit të votave, e përcaktuar për t’u mbyllur në orën 22:00 të 26 qërshorit, kanë mbetur ende në rang vendi, gjysma e kutive pa u numëruar.
Deri tani, janë numëruar 3.336 kuti votimi nga 5.362 të tilla në total. Që do të thotë se kanë mbetur pa u numëruar 2.026 kuti votimi që do të përcaktojnë përfundimisht fituesin e zgjedhjeve të 25 qershorit.
Nga 974.792 vota në total, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 463.665 vota, përkthyer në 74 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 275.535 vota thënë ndryshe 43 mandate. Ndërsa lSI renditet e treta me 138.918 vota, 18 mandate gjithsej.
(XH.A/SHUPLAKA)