Kreu i PD Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ulur me 2% ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.
Po ashtu ai shtoi se Rama është vërsulur tani me paketën e re fiskale mbi bizneset për t’i falimentuar ato masivisht.
Berisha:Qeveria ka ulur me 2 perqind ndihmen ekonomike per familjet ne nevoje. Pra kemi te bejme me nje qeveri e cila nuk asnjë moral, dhe merr cdo vendim sikur ky popull nuk ushqehet, nuk vishet.
Është vërsulur me paketen e re fiskale me bizneset, per ti falimentuar masivisht. Dëgjova një biznesmen se nëse më parë eksportoja mallin në SHBA duke paguar 2500 euro, tani paguaj 15 mijë euro për to. A ka një ndihme për këto biznese? Nuk do ketë shtim në taksat tuaja. Kemi te bëjmë me një gjendje dramatike, reale, na kafshatën e gojës.
Kurse këta qeverisin pa asnjë prekupim, pasi ka futur të gjitha pushtetet në xhep. Edi Rama nuk komunikon me njerëzit, komunikon me qiellin. Cdo dite degjon per vendime, ligje, të pakonsultuara nme qytetarët por vetem me zyrat e PS. Nuk ka patur ndonjehere nje regjim të shkëputur nga qytetarët. Problemet janë komplekse dhe përkeqësohen cdo dite, javë e më shumë.