Kryetari i Konfederatës së Sindikatave Kolë Nikolla i ftuar në Fax News, foli për ngjarjen tragjike që ndodhi dje në kryqytet, ky dy punëtorë humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën, pasi po punonin për rikonstruksionin e fasadës së një pallati, jashtë çdo kushti teknik
Nikolla u shpreh se ajo ishte një tragjedi e paralajmëruar dhe se të tilla tragjedi në vendin tonë nuk do të ndalen, pasi duhet të krijohet një koalicion i fuqishëm, ndërkohë që duhet të sensibilizohet në masë edhe vetë shoqëria.
“Ishte një tragjedi e paralajmëruar dhe këto tragjedi nuk do të ndalohen, pasi duhet të bëhet një koalicion i madh për të ndaluar marrjen e jetës së punëtorëve. Duhet një fron unik dhe sensibilizim i shoqërisë. Punëtorët po shihen si persona të kategorisë së tretë. Grupi tretë më vulnerabël janë punëtorët që shkelen nga këto nga biznesi dhe politika. Në çdo kantier ndërtimi, merementimi, rrugë, vepra arti, punohet në kundërshtim me rregullat elementare dhe të gjithë kantierët janë jashtë rregullave.
Duhet të çertefikohen punimet, kur fiton tenderin, ka 2 ose 5 përqind për kantierin e projektit dhe Ministria e Punës duhet ta certefikojë që ky objekt është i gatshëm për të punuar. Asnjë kantier nuk certefikohet. Inspektoriati mjaftohet me disa kontrolle formale.
Pamjet e të riut të plagosur janë tmerruese, me pantallonta të shkurtra, telefon në dorë dhe me shapka. Kjo nuk mund të ndodhte as në Siri. Nuk presupozohet të punosh pa rroba, pa kapele pa dorashka, pa rrip sigurimi. Ishte një objekt me rrisk të lartë rreziku. “- u shpreh Nikolla.
I pyetur për rolin e sindikatës në këto ngjarje tragjike, Nikolla u shpreh se edhe sindikatat janë pjesë e fajit, pasi sot duhet të ishin në shesh, por sipas tij janë të dobta dhe jofunksionale siç duhet, pasi qeveria nuk miraton dy ligjet mbi funksionimin e sindikatave.
“Së pari do ta pranojmë se edhe ne jem pjesë e fajita, se ne duhet të ishim në shesh, të gjitha së bashku në solidaritet për ti treguar muskujt qeverisë, dhe kësaj kaste që prej 28 vjet po shkatërron vendin, ekonominë dhe njeriun. Ku shumë shqiptarë po ikin. Sindikatat në Shqipëri, janë inekzistente, janë të vobekta, të dobëta, jo funksionale, dhe të gjitha këto vijnë për një shkak, se ka vite me rradhë që qeveria në mënyrë të qëllimshme nuk miraton ligjin për organizimin dhe funksionimin e levizje sindikale dhe ligjin për kontaktimin kolektiv. Dy ligjet thelbësore për levizjet e sindikatave pa të cilat nuk mund të zhvillohet një lëvizje sindikale e shëndetshme.Ne nuk kemi mundësi të mbledhim qindra njerëz, por duhet të ndërgjegjsohet opinion publik dhe për këto.”- përfundoi ai.
(M.Q/Faxweb.al)