Dritan Zagani, ish-shefi i sektorit të antidrogës në Fier i cili prej disa vitesh është në azil politik në Zvicër ka reaguar pas publikimit të Drejtorisë së Policisë Vlorë të listës së personave në kërkim.
“Policia që duam me paska bërë një nderë të madh , me paska venë të tetin në listen e “trimave” për qarkun Vlorë…
Ndjehem vërtet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…!
P.s…Po interpoli ça pati ,pse ua menderosi kartelen e kuqe për mua….. eee , ka ndonjë nga këta polica të SQUT me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bejne pastaj”, shkruan Zagani në Facebook.
Zagani u larguan nga Shqipëria rreth 4 vite më parë, ndërsa ishte në ‘arrest shtëpie’ pas një çështjeje penale që kishte nisur në ngarkim të tij për ‘shpërdorim detyre’. Ai nga arratia akuzoi ministrin e Brendshëm, asokohe Saimir Tahiri për lidhje me grupin kriminal të Habiljave, të cilët kryenin trafik narkotikësh brenda dhe jashtë vendit.
Gjykata i hodhi poshtë akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri duke e dënuar me shërbim prove, ndërsa Zagani ka marrë një dënim nga Gjykata e Fierit me 4.6 vite burg.