23:09 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më pëlqen trupi i gruas sime pas lindjes së fëmijës, aty shoh familjen time”

08:00 | 09/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më pëlqen trupi i gruas sime pas lindjes së fëmijës, aty shoh familjen time”

Ai është Bret, një gazetar i njohur dhe ka shkruar disa rreshta të cilat ja dedikon gruas së tij pasi ka sjellë në jetë fëmijët e tij.

Këto fjalë duhet të bëjnë të mendohen ata burra të cilët e paragjykojnë dhe mundohen të njerrin në dukje të metat e trupit të bashkëshortes, e cila ka mbajtur për 9 muaj një bebe në bark.

“Çfarë i kam thënë gruas sime kur trupi i saj ka ndryshuar pas lindjes? Absolutisht asgjë. Është e ditur që shtatzënia nuk ndodh vetvetiu, kështu që unë jam direkt përgjegjës për ndryshimet që i kanë ndodhur asaj. Me fjalë të tjera, kam marrë pikërisht atë që kam nënshkruar. Natyrisht, sa më shumë lindje të ketë bërë gruaja, aq më të vështira do të bëhen gjërat.

Ne kemi dy fëmijë, por gruaja ime ishte shtatzënë katër herë. Këto janë në total 26 muaj, dy vjet të përziera me dëshira të çuditshme, pasojat e ushqyerjes me gji dhe plagët nga prerjet cezariane. Të sqarojmë diçka.

Po, trupi i gruas sime ka ndryshuar pas lindjes. Pra, çfarë pastaj? Pas çfarëdo ndryshimi, ajo është ende e njëjtë flokëkuqja e zjarrtë siç ka qenë gjithmonë! Edhe trupi im ka ndryshuar. Kur ne u martuam unë isha 27 vjeç. Ngrija pesha, vrapoja dhe kisha akoma ndjeshmërinë e një ‘mundësi’ që isha në atë kohë. E vetmja gjë që unë tani ngrejë është vajza ime në dhomën e ndenjës, kur luajmë ‘aeroplana’.

Vrapimi im është reduktuar në ndjekjen e trevjeçarit tonë, duke u bërë si përbindësh i filmave të animuar. Armiku më i madh me të cilin sot luftoj është vendimi se a do të ha tri apo gjashtë copa të picës, kur porositim ushqimin. 

Vetëm ideja për gjykimin e trupit të gruas sime është aq e pështirë, egoiste dhe dritëshkurtër. Mendoni për gjithçka në këtë mënyrë: Po të ishte një nga miqtë tuaj futbollistë për disa muaj në pushim mjekësor gjatë të cilit ai shton në peshë dhe përfundimisht duhet të shkojë në një operacion të rrezikshëm të barkut, unë ju garantoj se kurrë nuk do të kishit menduar për barkun e tij, plagët apo muskujt e dobët. Do ta uronit duke i thënë: Plako, mbijetove! 

Dallimi mes këtij skenari dhe shtatzënisë është se partnerja juaj ka sjellë në jetë një qenie të mrekullueshme njerëzore. Edhe atë jo çfarëdo qenie – ajo qenie është fëmija juaj. Dhe ky fëmijë është pjesë e familjes tuaj.
Më pëlqen trupi i gruas sime pas lindjes së fëmijës, sepse çdo herë që e shikoj në të shoh familjen time, kurse familja ime është ajo që ia vlenë të jetoj për çdo ditë. Dhe për shkak se, pa marrë parasysh se çfarë kam gabuar deri tani, ende dëshiron të flejë me mua”, përfundon Bret. / Burimi ‘’përnënat.al”

 

Etiketa: nenatpas lindjes
Pas

Ndalohen 11 rusë dhe serbë në Kosovë, kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme

Para

Zhgënjehet Manjola Nallbani: Tek disa njerëz e mira thjesht nuk eksizton

Para
Zhgënjehet Manjola Nallbani: Tek disa njerëz e mira thjesht nuk eksizton

Zhgënjehet Manjola Nallbani: Tek disa njerëz e mira thjesht nuk eksizton

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.