Gjykata e Beratit ka shpallur sot fajtore mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi dhe e dënoi atë me 1-vit burgim,të konvertuar me 2-vjet “shërbim prove”. Njëkohësisht Gjykata e pezulloi mjeken Karkanjozi të ushtrojë profesionin e mjekes pediatre për 2-vjet.
Mjkeja Shpresa Karkanjozi akuzohej për “mjekim të pakujdesshëm”,që solli vdekjen e një fëmije 3-vjeçe në Repartin e Peditrisë së Spitalit Rajonal Berat në 23 Janar të vitit 2017 dhe çështja në ngarkim të saj kishte 8-muaj që gjykohej në Gjykatën e Shkallës së Parë të Beratit. Pas pretencës së kërkuar nga Prokurori Dritan Gripshi në 7 Nëntor për dënimin me 4-vite burgim për mjeken, gjykata dëgjoi sot edhe mbrojtjen e avokatit dhe vetë të pandehurës dhe pasi u tërhoq për disa minuta dha edhe vendimin.
Gjyqtari Agron Vavla vendosi: shpalljen fajtore të mjekes Shpresa Karkanjozi për veprën penale “mjekim i pakundesshëm”,parashikuar nga Neni 96 i Kodit Penal; dënimin e saj me 1-vit burgim dhe në aplikim të Nenit 59 e konvertoi me 2-vite shërbim prove. Gjyqtari Vavla vendosi gjithashtu edhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës së ushtrmit të profesionin të mjekut për 2-vjet për Karkanjozin.
Prindërit e vajzës janë shprehur të pakënaqur me vendimin e dhënë nga Gjykata e Beratit dhe kanë deklaruar se do ta apelojnë atë. Nëna e vajzës,Anila Dërrasa ka deklaruar se,Gjykata e Beratit nuk ka dhënë vendimin e duhur pasi nuk ka mbështetur këkresën e Prokurorisë për dënimin e mjekes me 4-vite burgim. Anila,duke deklaruar se nuk ndihet e qetë për dënimin e dhënë për mjeken,shprehet se,mjekja gaboi në mjekimin e dhënë dhe mori jetën e një fëmije që gëzonte shëndet të plotë. I ati i vajzës,Xhevair Dërrasa e ka cilësuar vendimin e dhënë thjesht si “1-ditë burg” për mjeken.
Sipas avokatit mbrojtës së familjes së viktimës,Ndue Pjetra,vendimi i dhënë nuk është i drejtë,për faktin se prokurori këkroi 4-vite burg,ndërkohë që gjykata e dënoi me 1-vit burg dhe atë vit e pezulloi me Nenin 59,që është detyrimi për paraqitjen për 2-vjet në shërbimin e provës. Edhe pse shprehet i pakënaqur me këtë vendim,Pjetra pohon se,ky është vendimi i parë në vend që një gjykatë dënon me burg një mjeke pasi në të gjitha rastet mjekët janë dënuar vetëm me “gjobë”.Avokati Ndue Pjetra,duke deklaruar se avokati i mbrojtjes bëri shumë gabime fatale gjatë mbrojtjes së sotme,konfirmon se ky vendim do të apelohet prej tyre. Edhe për avokatin Novruz Hadëri,ky vendim është cilësuar shumë i ulët. Ai ka pohuar se,vendimi është i cënueshëm në vetvete përsa i përket masës së dënimit dhe formës së konvertimit të tij.
Vetë mjekja Shpresa Karkanjozi,në përfundim të gjyqit,ka deklaruar se është e pafajshme. “Jam e pafajshme në këtë histori,mua më përdori drejtësia për “kokë turku” për të vjedhur shtetin dhe do apeloj në të gjitha instancat”-është shprehur ajo.
Vogëlushja vetëm 3-vjeçe Iza Dërrasa gjeti vdekjen në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit në 23 janar 2017,pas 3-ditëve që ishte shtruar në këtë repart për shkak të virozave. Menjëherë pas vdekjes së vogëlushes,prindërit e saj akuzuan mjeken,duke pretenduar se vajza kishte vdekur nga një reaksion nga mjekimet që i hidheshin në serum nga mjekja Shpresa Karkanjozi. Çështja penale në ngarkim të mjekes Shpresa Karkanjozi kishte 8-muaj që po hetohet në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat,dhe përfundoi sot pas një kalvari të gjatë hetimesh,që filluan me pyetjen e të gjithë dëshmitarëve të ngjarjes,ekzaminimin e raporteve të ekspertëve të mjekësisë ligjore deri në kërkesën e organit të akuzës për dënimin e mjekes me 4-vite burgim.