Ndonjëherë edhe veprat e artit konsiderohen si banale, këtë radhë është “Facebook” ai që i ka vënë “damkën e turpit” një prej skulpturave më të famshme në historinë e artit.
Rrjeti social i ka kërkuar një historianeje italiane të artit, që ajo të heqë nga llogaria e saj një foto të zotit të detit Neptun nga faqja e saj.
Statuja bronzit ndodhet në Piazza del Nettuno, në Bolonja të Italisë dhe është rreth 3.2 metër e lartë.
“Histori, kuriozitete dhe pamje nga Bolonja”, kështu e titulloi foton historianja Elisa Barbari.
Por, Facebook nuk e gjykoi korrekte fotografinë me pamje “nudo”, pasi sipas rrjetit social “përfaqësonte një imazh me përmbajtje që është dukshëm seksuale”.
“Unë doja që të promovoja faqen time por duket se për Facebook statuja është një imazh seksual që tregon shumë lëkurë. Me të vërtetë, Neptuni? Kjo është një marrëzi!” deklaroi për mediat Barbari. (D.D/Shuplaka)