Në ka pasur një lajm të rëndësishëm dhe gjerësisht të komentuar nata e mbrëmshme ka qenë padyshim darka te ‘Pazari i Ri’ mes Ramës dhe Metës.
Koalicioni i ri, apo një fund i bashkëpunimit katërvjeçar në qeverisje? Kjo ende nuk dihet, palët kanë zgjedhur heshtjen pas mesnate, pasi kishin konsumuar 4 orë bisedime në darkë.
Duhet thënë se ky takim është komentuar masivisht edhe në rrjetet sociale ku shumë janë kapur me emrin e vendit që është përzgjedhur ‘Pazari i Ri’’, e në këtë rast diskutimi i ri për fatet e vendit dhe qeverisjes në katër vitet e ardhshme.
Në fakt shumë e kanë komentuar me humor dhe ka të tjerë që janë shqetësuar seriozisht sesi fatet e vendit mund të vendosen në dreka dhe darka të tilla.
Më poshtë po rendisim disa prej tyre:
Edi Oga: Pazari i ri. Në fund të darkës ai tha:
– O kamariero, ktë peshkun që meti, mështille me alumin ne çoja Lulit ke çadra, se iu tha zorra tu hongër sanduiça! Ha ha ha!
Lali Eri qeshi hi hi hi hi…uuuu…ha ha ha ha!
Petriti qeshi ha… ha.
Iliri thjesht buzëqeshi me një cep buze…!
Po ore po, te “Pazari i Ri”… pse ku donit ju të takoheshin ata, te “Vorri i Bomit” ?!
Agim Xhafka: Mbaruan sallatën,porositën verë,po shohin menunë për peshk, Rama ia bëri me sy Vasilit, Meta qesh me Veliajn,kamarieri solli dy gota bosh,Meta shkon drejt banjës,ra një pirun përtokë,në tavolinë ka gjashtë karrike për katër veta,u afrua një burrë,ngriti pirunin e mori me vete dhe u largua,Meta kthehet nga WC…
(Ngjarje reale me një kryeministër e një kryeparlamentar të një shteti që edhe pas 100 vjetësh nuk u bë shtet,ngeli veç shenjë gjeografike.)
Niset Rama të shurrosë,Meta qesh e fshin duart tek kurrizi i Erjonit,Vasili dhitet gazit,por e maskon me kollitje,del kryeministri nga WC,kruan kokën dhe shtrembon gojën. Pastaj qesh fort. Kamarierët tremben…ai pushon..
Luçiano Boçi: ’Shqipëria ka ik për “peshk” (shqopë)!!!!! Duhet shpëtuar nga peshkaqenët!!!
Sokol Shameti: Kullufisin bërxolla dhe thonë “po bëjmë politikë”. Kjo “politikë” e reduktuar në menu darkash, në biseda të koduara të tipit mafioz, në kulisa restorantesh dhe gjysmëerrësirash, vetëm politikë nuk është. (E.K/SHUPLAKA)