Aktorët vijojnë protestën e tyre duke kundërshtuar shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj u shpreh me tone të larta kundër vendimit të qeverisë dhe bashkisë.
“Mjeshtër i midhjes dhe i peshkut, nuk është prona jote. Këtë nuk do ta bësh. Lëkët që ke marrë nga këta njerëz shko dhe shpenzoj diku tjetër, jo këtu. Dua t’i them aktorëve të rinj ta nxjerrin mushkërrinë këtu, sepse kjo është skena më e rëndësishme. Ta kenë në CV. Më vjen keq që nuk vijnë, të mëdhenj të vegjël, artistë me pordhë e pa pordhë duhet të vijnë të gjithë. Sepse populli është pronari i kësaj, dhe jo qeveritarët, vendos populli këtu”.
(M.Q/Faxweb)