04:46 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me premtime të qarta/ Tre gra shqiptare kërkojnë vende në Parlamentin austriak

08:48 | 29/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me premtime të qarta/ Tre gra shqiptare kërkojnë vende në Parlamentin austriak

Sot mbahen zgjedhjet e parakohëshme në Austri, ku 6 milionë austriakë votojnë për parlamentin e ri.

Shkak për këto zgjedhje të parakohshme u bë publikimi i skandalit, ku zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz Christian Strache përfshihej në një inçizim teksa i ofronte kontrata qeveritare një nënkontraktore ruse duke i kërkuar në këmbim donacione politike.

Në këto zgjedhje të parakohshme, të drejtë vote kanë edhe shqiptarët me nënshtetësi austriake, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e gjithë shqiptarëve që jetojnë në Austri.

Në garën për deputetë kandidojnë edhe tre gra shqiptare nga Kosova. Drita Cacaj dhe Ina Rexhepi nga ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) si edhe Serafina Demaku nga partia SPÖ (Partia Socialdemokrate e Austrisë).

Drita Cacaj ftoi shqiptarët të marrin pjesë në votime, ndërsa i kërkoi të mos ankohen nëse nuk shprehin të drejtën e tyre të votës.

“Nëse nuk dilni në votime, mos u ankoni pastaj!”

Kandidatja e ÖVP-së Drita Cacaj e cila garon në listën e kandidatëve për Vjenën, ka thënë se ata që nuk dalin në votime, nuk duhet pastaj të ankohen. “Shqiptarët në Austri fatkeqësisht janë komuniteti që më së paku dalin në zgjedhje. Ne duhet të jemi të integruar në secilën sferë të jetës në Austri dhe duhet të jemi faktorë edhe në jetën politike të Austrisë. Në rast se ne nuk përkrahim njëri–tjetrin nuk mund të forcohemi si komunitet. Ne ankohemi tërë kohën kurse nuk jemi në gjendje një ditë të dalim dhe të votojmë për të ndryshuar gjendjen dhe për të kërkuar të drejtat që na takojnë”, ka thënë për albinfo.ch, kandidatja Drita Cacaj e cila theksoi se të gjithë ata që kanë nënshtetësi austriake e kanë për obligim moral dhe ligjor për të votuar.

Cacaj e cila është aktive prej vitesh në partinë ÖVP në Austri, është shprehur se me zgjedhjen e saj si deputete, ajo do të jetë zë i shqiptarëve në Parlamentin Austriak.

Drita CacajKandidatja tjetër është 23-vjeçarja Serafina Demaku, e cila ka lindur në Baden të Austrisë dhe me prejardhje është nga Arbria e Drenicës. Ajo ka lindur në Baden të Austrisë, kurse me prejardhje është nga Arbria e Drenicës.

Serafina ka qenë e angazhuar në organizata joqeveritare për çështjen e migracionit. Në vitin 2015 hyn në udhëheqjen e të Rinjve Socialistë të Austrisë, ku deri në maj të vitit 2017, mban edhe pozitën e Sekretares së të Rinjve Socialistë të Austrisë. Ajo kishte kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara nga po e njëjta parti.

Serafina në faqen e saj në “Facebook” tregon arsyet e kandidimit të saj për deputete.

“Unë kandidoj për zgjedhjet parlamentare 2019 për një politikë që e merr seriozisht mbrojtjen e klimës dhe angazhohet për një transport publik falas. Një politikë që angazhohet për një sistem ekonomik, ku njerëzit dhe mjedisi vlejnë më shumë se paratë dhe përfitimet. Për një politikë që krijon strehim të përballueshëm për të gjithë.”

Zgjedhjet parlamentare në Austri janë zgjedhje të parakohshme. Ato u bënë të domosdoshme pas publikimit të skandalit “Ibiza” të liderit djathtist, Heinz Christian Strache, i cili në video incizime dëgjohej teksa u premtonte oligarkëve rusë favore nga paratë e taksapaguesve austriakë, nëse ata e ndihmojnë gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Serafina Demaku

“Nëse dëshirojmë ndryshime, atëherë votoni dhe bëhuni pjesë e ndryshimeve”.

Në listat për deputetë të partisë së kandidatit për kancelar, Sebastian Kurz (ÖVP) gjendet edhe Ina Rexhepi. Ajo është 36 vjeçare, e lindur në Prizren ndërsa së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët jeton në Wels të Austrisë. Bashkë me familjen e saj udhëheqin një kompani të suksesshme të dizajnit. Ina prej shtatë vitesh është anëtare e Partisë Popullore të Austrisë. “Pas relativisht pak kohësh që u bëra pjesë e partisë, u njoha me Sebastian Kurz. Ai më emëroi si ambasadore të integrimit për projektin “Zusammen Österreich” kështu që u bëra më aktive në politikë”, tregon Ina për “albinfo.ch”, për fillimet e aktiviteteve politike në Austri.

Sipas saj, Partia Popullore në Austri është partia që i trajton dhe ju jep mundësi shqiptarëve më së shumti, kjo falë raportëve të mira që tradicionalisht ka kjo parti me shqiptarët e deri te kancelari në ardhje Sebastian Kurz. “Për Partinë Popullore në Austri vlerësohet suksesi dhe jo origjina. ÖVP si prioritete i ka temat si: dixhitalizimi, ndryshimi i Klimës, forcimi i Evropës, pra, janë të gjitha tema që ndikojnë gjithashtu në gjeneratën tonë të ardhshme”.

Ina, kërkon nga shqiptarët që të dalin të votojnë sepse me votën e tyre do të ndryshojë pozitivisht gjendja e tyre. “Secili kërkon një jetë më të mirë për vete, për familjen dhe fëmijët e tij. Nëse dëshirojmë të bëjmë ndryshim, atëherë duhet të votojmë, sepse vetëm duke votuar mund të bëhemi pjesë e ndryshimit”, ka thënë Ina.

Ina Rexhepi
Etiketa: Drita CacajIna RexhepiParlamenti austriakSerafina demaku
Pas

Renditja/ Serbia e Maqedonia konkurrojnë me industri, Shqipëria me koncesione

Para

Me kokainë drejt Sarandës, arrestohet 36-vjeçari. Ja ku e kishte fshehur lëndën narkotike

Para
Me kokainë drejt Sarandës, arrestohet 36-vjeçari. Ja ku e kishte fshehur lëndën narkotike

Me kokainë drejt Sarandës, arrestohet 36-vjeçari. Ja ku e kishte fshehur lëndën narkotike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.