Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Fier, ky efektivi Kastriot Fafaj vrau veten.
Fafaj është vetëqëlluar me puthitje në gjoks, në zemër dhe për këtë arsye nuk është dëgjuar zhurma e të shtënës.
Ka mbaruar turnin dhe ka shkuar të pushojë në fjetinën e policisë, pranë komisariatit, brenda rrethimit të drejtorisë.
Paraprakisht mësohet se kolegët kanë dashur të hyjnë në dhomën ku gjendej Kastrioti por dera ka qenë e mbyllur nga brenda.
I kanë thirrur nga dritarja por kur kanë parë se nuk reagonte kanë shqyer derën dhe e kanë gjetur të vetëvrarë. Kishte hequr këpucët, ishte shtrirë dhe kishte qëlluar me puthitje veten në kraharor, pranë zemrës.
Sipas burimeve të policisë, nuk dihet që ai të vuante nga diçka që mund ta çonte në vetëvrasje dhe nuk dihej të kishte problem.
(E.K/FAXWEB.AL)