20:04 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Më qante hallin për të dashurat”, çifti Trebicka rrëfen 24-vitet e martesës. A e dini se Fredi lan enët?

09:22 | 05/10/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Më qante hallin për të dashurat”, çifti Trebicka rrëfen 24-vitet e martesës. A e dini se Fredi lan enët?

Të gjithë i njohim po askush nuk e di sesi janë njohur çifti shumë i dashur i aktorëve Alfred dhe Violeta Trebicka. Të ftuar dhe në emisionin “Rudina”, ata kanë folur edhe për jetën e tyre private dhe historinë e dashurisë.

Plot 27 vjet bashkë dhe 24 vjet të martuar, Fredi dhe Leta nuk janë vetëm bashkëshortë, por janë miq, bashkëpunëtorë, kundërshtarë, kolegë, sfidues të njëri-tjetrit.

Lidhja e tyre komplekse ishte që në fillim e destinuar për të qenë e përhershme, ndaj edhe sot, nëse ndonjëra nga hallkat e zinxhirit të jetës do të zbehej përkohësisht, janë të tjerat ato që nuk e lënë të këputet.

Profesioni i ka bashkuar që në momentin kur Violeta ishte në përfundim të shkollës së mesme dhe kishte dëshirë për të vijuar studimet e larta në Akademi. Siç tregon ajo, në një familje fanatike, në ato kohë nuk ishte aq e thjeshtë të kishe ambicie të tilla:

“Unë do konkurroja për aktrim pas shkollës së mesme, por në familjet tona nuk ishte kollaj, me vëllezër që nuk pranonin. Mundësia e vetme që unë të punoja me dikë, se im atë donte shumë, ishte Fredi. Fredi ishte shumë mik me tim vëlla, unë njihesha që në gjimnaz me Fredin, por vetëm kaq… Dhe fillojmë të punojmë së bashku. Në fakt, nuk ka nisur këtu lidhja, por ishte një njohje shumë e fortë me njëri-tjetrin, madje më qante edhe hallin edhe për të dashurat e tij…”, tregon Violeta duke qeshur.

Pasi ajo u fut në Akademi dhe me Fredin vijoi miqësinë ishte një projekt ai që i lidhi më shumë dhe që vendosi përfundimisht fatin e tyre.  

Alfredi shton se ishin projektet ato që shërbyen që ata të kalonin më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe miqësia e tyre të bëhej edhe më e fortë, për të mos u ndarë më: “Miqësia ishte dhe momenti i projektit shërbeu që ne të rrinim gjithë ditën bashkë dhe filluam të mos rrinim vetëm ditën, por edhe natën dhe nuk u ndamë më”,- tha Trebicka.

Duke folur për jetën e përditshme dhe familjare, Alfredi tregon se ai nuk është shumë i mirë në gatim, ndërsa jo pak herë merr përsipër të ndihmojë me larjen e enëve. Po ashtu ata tregojnë për lindjen e vajzës së tyre të vetme, Keit. Ndërsa thonë se nuk mundën të kishin një fëmijë të dytë. 

(E.K/SHUPLAKA) 

Etiketa: cifti trebickahistoria e dashurisetrebicka
Pas

Prej disa ditësh në Tiranë, del në pah një nga arsyet e vizitës së Anjezës në Shqipëri (FOTOT)

Para

Rita Ora befasohet nga gazetari korçar, nuk e refuzon për “martesë”, çfarë i thotë këngëtarja (VIDEO)

Para
Rita Ora befasohet nga gazetari korçar, nuk e refuzon për “martesë”, çfarë i thotë këngëtarja (VIDEO)

Rita Ora befasohet nga gazetari korçar, nuk e refuzon për "martesë", çfarë i thotë këngëtarja (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.