00:58 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Më qëlloi me grusht polici”, përplasje masive mes FNSH-së dhe banorëve të Bulevardit të Ri

11:02 | 08/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Më qëlloi me grusht polici”, përplasje masive mes FNSH-së dhe banorëve të Bulevardit të Ri

Projekti i Unazës së Madhe në kryeqytet është shoqëruar me përplasje të shumta mes banorëve të shtëpive që preken dhe punonjësve të IKMT-së dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Mëngjesin e sotëm ka një situatë të tensionuar pranë zonës së Stacionit të Trenit, ku planifikohet që të prishen 38 godina në kuadër të zgjatimit të Bulevardit të Ri.

Banorët janë duke bërë rezistencë, dhe duket se kushtet e motit, e bëjnë edhe më të vështirë situatën, për shkak se qytetarët janë gjetur të pa paralajmëruar.

Banorët po tentojnë që të hyjnë në banesa, në mënyrë që të mbrojnë godinat me trupat e tyre, ndërsa në zonë ka një numër shumë të madh punonjësish të policisë, të cilët kanë krijuar një kordon.

Qytetarët nuk janë kundër prishjes së banesave, po ata kërkojnë zhvlerësim sipas çmimeve të tregit, ndërsa thonë se janë prerë në besë nga Bashkia e Tiranës, pasi iu ishte paralajmëruar dëmshpërblim.

Një pjesë e grave kanë marrë në duar dhe gurë, ndërsa thonë se nga banesat e tyre do të dalin vetëm si kufoma.

Një prej qytetarëve u shpreh se banesa e tij ishte vlerësuar nga ana e Bashkisë me një vlerë prej 75 milionë lekë të vjetra, mirëpo nuk i është dhënë asnjë dëmshpërblim, pasi sipas tij paratë e Buxhetit për këtë aks janë vjedhur.

Nga ana tjetër banorët thonë se vetëm 7 familjeve iu ka shkuar lajmërimi se shtëpia e tyre do të prishej.

Ndërkohë që një prej zonjave i ka rënë të fikët, dhe ambulanca edhe pse ndodhej disa metra larg banorëve, nuk ka ofruar as ndihmën e parë për qytetaren.

Me kalimin e minutave situata është tensionuar edhe më shumë, ndërsa kanë ndërhyrë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Një prej grave pretendon se e ka qëlluar një prej punonjësve të Policisë me grusht.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: banoret te Bulevardi i Rigjendje te fiktigruas i bie te fiketproteste per banesat
Pas

”Çfarë koke që paska pas edhe ai”, rrjeti ‘zien’ me meme pas aksidentit të Mira Kazhanit (Fotot)

Para

“Është shtëpia jonë e përhershme”, studentët dhe pedagogët e UBT-së vendosin bojkot deri në tërheqjen e Bashkisë

Para
“Është shtëpia jonë e përhershme”, studentët dhe pedagogët e UBT-së vendosin bojkot deri në tërheqjen e Bashkisë

"Është shtëpia jonë e përhershme", studentët dhe pedagogët e UBT-së vendosin bojkot deri në tërheqjen e Bashkisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.