Gazetarja e njohur, Erjona Rusi ka rënë pre e dhunës në periudhën shkollore. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur vetë ajo.
Në rrjetet sociale, moderatorja ka publikuar një video në kuadër të luftës kundër dhunës ndaj grave dhe në të tregon se ajo është qëlluar nga një mashkull në shkollë.
Sipas saj, djali i ka propozuar të lidhet, por kur kjo nuk ka pranuar, ai është bërë i dhunshëm.
“Kur kam qenë në vit të dytë në gjimnaz, një nga të fortit e lagjes më propozoi që të lidhesha me të. Unë nuk pranova dhe një ditë, ai erdhi dhe më qëlloi me shpullë. Unë isha në korridorin e shkollës. Por unë nuk toleroj më asnjë lloj forma dhune mbi veten”, shprehet Erjona Rusi në video.