05:12 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Me qepen të mbyllur, Jurgen Kurti jashtë, zbulohet shkaku dhe mekanizmi i vrasjes së Agim Arapit

10:59 | 12/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me qepen të mbyllur, Jurgen Kurti jashtë, zbulohet shkaku dhe mekanizmi i vrasjes së Agim Arapit

Me njoftimin zyrtar të Policisë  së Durrësit mbi ngjarjen e rëndë shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar, kanë dalë në dritë detaje të reja, konkrete nga dinamika e krimit.

Referuar këtyre burimeve, mësohet se si dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e shtetasit Agim Arapi, hynë brenda ambientit ku ai ushtronte aktivitetin dhe pasi mbyllën qepenin nisën të ushtronin dhunë fizike ndaj tij.

Agim Arapi ndërroi jetë si pasojë e problemeve me zemrën, ndërkohë që vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi e dhunonin. Gjatë kësaj kohe, jashtë ambienteve të supermarketit, Jurgen Kurti, shtetasit të cilit viktima i kërkoi paratë, qëndronte jashtë.

Detaje të Policisë së Durrësit:

Durrës, më 12.04.2017. Vrasin një shtetas për motive të dobëta. Policia pak minuta pas ngjarjes arreston dy autorët, vëllezër me njëri-tjetrin.

Në vendngjarje sekuestrohet një thikë.
Më datë 11.04.2017, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam” ,në një dyqan ushqimor, ndodhi një konflikt për motive të dobëta, ku u plagos shtetasi Agim Arapi 51 vjeç, banues në Durrës.

I dëmtuari ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:

  • Kostandin Ekonomi 54 vjeç, banues në Durrës;
  • Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës.

Të arrestuarit janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Mekanizmi i ngjarjes :

Palët janë konfliktuar me njëri- tjetrin me sende të forta dhe për motive të dobëta (për një tub aspirimi).

Autorët e arrestuar dhe shtetasi Jurgen Kurti, i shoqëruar mbrëmë nga Efektivet e Policisë, I detyroheshin viktimës që ti paguanin një shumë parash, 13 000 lekë të reja për tubin e aspirimit.

Viktima ia ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.

Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushta.

Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët).
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.

Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vrasja me dashje”në bashkëpunim dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 76, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Ne foto, viktima Agim Arapi
Etiketa: detajedurresJurgen KurtiVrasja
Pas

3 këshillat që Jorida Tabaku i jep Erion Veliajt

Para

Moderatorja godet me shuplakë në fytyrë aktoren në transmetim (VIDEO)

Para
Moderatorja godet me shuplakë në fytyrë aktoren në transmetim (VIDEO)

Moderatorja godet me shuplakë në fytyrë aktoren në transmetim (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.