13:23 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘’Me qetësi dhe dashuri”, ‘’Të kapa për zhelesh të qita jashtë”. CILËT janë 5 deputetët që i mungojnë Kuvendit

09:49 | 28/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Me qetësi dhe dashuri”, ‘’Të kapa për zhelesh të qita jashtë”. CILËT janë 5 deputetët që i mungojnë Kuvendit

Me nisjen e legjislaturës së re në Kuvend, ka disa emra që më shumë se të tjerë i mungojnë foltores. Sa për klasin, sa për kulturën e debatit dhe të tjerë për frymën e opozitarizmit.

Ne kemi veçuar tre zonja që më së shumti i mungojnë seancave si Valentina Leskaj, Arta Dade dhe Jozefina Topalli. E sigurisht dy politikanë të konfirmuar prej vitesh si Ilir Meta dhe Ben Blushi.

Disa mungojnë për shkak se kanë zgjedhur të tërhiqen me vullnet të lirë nga politika e të tjerë për kontradita të forta që kanë pasur brenda partive.

Ilir Meta, ishim mësuar që Presidentin e tanishëm, ta shihnim përherë në drejtimin e seancave parlamentare, me atë që përherë e karakterizonte ‘’qetësinë dhe dashurinë”. Një drejtim nga ana e tij që lejonte debatin dhe jepte për disa nga përfaqësuesit e opozitës të gjithë kohën e nevojshme për t’u shprehur, duke marrë parasysh daljet e gjata të ish-kryeministrit Berisha.

Tashmë vendin e tij në krye të LSI-së e ka zënë Kryemadhi, një opozitare e vërtetë, ndërsa në karrigen e kreut të Kuvendit është ulur Gramoz Ruçi. Ky i fundit ka vendosur të tjera rregulla në drejtim duke qenë strikt me kohën.

Valentina Leskaj, ish-deputetja e Vlorës në rradhët e PS-së me vullnetin e saj të lirë hoqi dorë nga politika aktive, edhe pse ka qenë një nga më të mirat në rradhët e të majtëve.

“Në fakt nuk kam patur shumë kohë për të menduar për mungesat, kam qenë shumë e angazhuar me pjesë të aktivitetit ndëkombëtar. Për momentin nuk kam asnjë lloj nostalgjie dhe keqardhje. Ka qenë një vendim që e kam marrë me qetësi. Unë prita derisa mbaroi betimi i Presidentit dhe bëra një njoftim si detyrim për publikun”, tha Leskaj pak ditë më parë e ftuar në një program televiziv.

Arta Dade , një tjetër zonjë socialiste, që më shumë sesa me vullnet të lirë u largua nga politika edhe për shkak të disa përplasjeve të vazhdueshme me Ramën.

Ajo ka vendosur që ta kalojë në heshtje këtë periudhë duke mos qenë fare aktive as në media dhe as në aktivitete të tjera publike. Duhet thënë se në Kuvend Dade ka pasur një rol mjaft aktiv sidomos për diskutimet në lidhje me politikën e jashtme. 

Jozefina Topalli, për katër vite me rradhë në drejtim të Kuvendit dhe shumë vite të tjera pjesë aktive e PD-së, mbeti jashtë rradhëve të Parlamentit. Debatet e shumta me kreun e Partisë Lulzim Basha bënë që ajo të mos ishte pjesë e listave të deputetëve.

Dhe pas kësaj përplasjet kanë qenë edhe më të forta. Topalli e thyen herëpashere heshtjen me reagime në rrjetet sociale por edhe në media. Diçka mbetet e qartë mes saj dhe Bashës nuk mund të ketë ndonjë pajtim të afërt. ‘’Të kapa për zhelesh dhe të qita jashtë”, duket se tashmë i përket të shkuarës.  

Ben Blushi, miku i dikurshëm i Ramës dhe një nga zërat më të fortë në Kuvend, edhe kur në drejtim ishte partia e tij, nuk mundi të fitonte dot një mandate deputeti me Partinë e tij ‘’LIBRA”.

Pas publikimit të rezultateve Blushi premtoi se kanarina nuk do ta ndalte fluturimin, po ka disa kohë që ai nuk është fare aktiv në media, dhe as në studio televizive. Madje postimi i fundit i tij në rrjetet sociale daton shumë larg në 20 korrik.

Çka ndodhur me Blushin në këto dy muaj? Mos vallë është ndalur të shkruajë ndonjë libër, pasi kjo është dhe një nga pjesët më të rëndësishme të krijimtarisë së tij.

Ndoshta ka vendosur të heqë pak dorë nga politika aktive pasi në Kuvend ka tashmë jo një po dy opozita. Duhet thënë se emrin e tij e përmendin të tjerë analistë kur e citojnë të jetë pjesë e një fronti opozitar kundër qeverisjes së Ramës. Mbase Blushi do të kthehet, Parlamentit i mungon oratoria e tij!

Për të gjitha vlerat që përmendëm më sipër, do të na duhet pak kohë që të përshtatemi me prurjet e reja në Kuvend. ‘’Të vjetrit” kanë lënë mjaft gjurmë.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Etiketa: Arta DadeBen Blushiilir metaJozefina TopallimetatopalliValentina Leskaj
Pas

”Një BMW ka shkaktuar aksident, thuhet se i përket drejtorit të Policisë së Gjirokastrës”, gazetari jep detaje dhe pyet pse u mbajt e fshehtë

Para

“Jam krenar që nuk qava para saj”, ish-presidenti Obama tregon emocionet ku përcolli Malian në Harvard (FOTO)

Para
“Jam krenar që nuk qava para saj”, ish-presidenti Obama tregon emocionet ku përcolli Malian në Harvard (FOTO)

"Jam krenar që nuk qava para saj", ish-presidenti Obama tregon emocionet ku përcolli Malian në Harvard (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Proda në konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të Interpol-it në Athinë

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me 100 mijë dronë

Balla falenderon Andreas Schieder për raportin mbi Shqipërinë që u miratua sot në PE: Vendi ynë, udhëheqës ndër vendet kandidate për anëtarësim në BE

Kuvendi dështoi të konstituohet për herë të 26-të! Haxhiu: Nuk përjashtohet mundësia që zgjedhjet lokale e të përgjithshme të bëhen bashkë

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee, fiton zgjedhjet presidenciale! Pritet ti japë fund krizës politike

Tragjike! Gjenden pa shenja jete tre motra të vogla, i dyshuari është babai i tyre

Përvetësoi padrejtësisht pronën dhe e shiti për të përfituar, Prokuroria e Tiranës sekuestron 9000m2 tokë arë në Fushë-Prezë

Ushtroi dhunë ndaj djalit të tij, procedohet 50-vjeçari në Fier

DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.