Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, një prej më të përfolurve gjatë zgjedhjeve të shkuara lokale dhe i akuzuar nga opozita për lidhje kriminale, duket se ka nisur punën në rrethin jugor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Peçi ka postuar disa foto ku shfaqet në një prej bareve të Tepelenës së bashku me anëtarë të PS-së në këtë rreth dhe me kryepleqtë.
Por ajo që bie në sy nga fotot është fakti se, ky takim që duhej të ishte një takim partaik është shndërruar në një takim familjar dhe miqësor, ku nuk mungojnë gotat e verës dhe rakisë.
”Po ndodh tani …Takim me kryetarët e OS-ve si dhe kryepleqtë, për të gjithë fshatrat në njësine Qendër, bashkia Tepelenë”, shkruan Peçi në Facebook.
Zgjedhje e “zgjuar” e qytetarit të parë të Tepelenës pasi është ë vështirë të punosh me barkun bosh.