Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ka hedhur kunja sot ndaj LSI-së përmes një statusi në rrjetet sociale.
Tahiri, i cili është gjithashtu edhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, ka publikuar një foto ku shihet me një burrë në moshë, teksa pi një gotë raki. Ish-ministri kujton një fjalë të urtë popullore mbi miqësinë.
“E tha tamam Isai, miku i keq të prish shtëpinë. Prandaj duhet të qeverisim vetëm me njerëzit #pershqiperineqeduam”, shkruan Tahiri. (D.D/Shuplaka)