Gjatë intervistës në FaxNews, me gazetaren Edona Haklaj, kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka folur edhe për takimin me kryeministrin Edi Rama.
Kurti u shpreh se takimi me Ramën ka qënë konstruktiv dhe se ka folur me kryeministrin për shkëmbimin e territove. Kryeministri i ardhshëm i Kosovës tha se Rama nuk është për një shkëmbim territoresh.
“Me Ramën kemi diskutuar për shkëmbimin dhe kemi vendosur qe të mos kete dallime mes qëndrimeve të Prishtinës e Tiranës, karshi Serbisë.
Takimi ishte konstruktiv, unë mund të them atë që më tha kryeministri Shqipërisë qe nuk është per nje shkëmbim territoresh. Unë dua të besoj se ky është një element thelbësor për bashkëpunimin tonë tani e në vijim”
(K.H/Faxweb.al)