Me Edi Ramën po jo me Muharrem Ramën e vdenosur në krye të Bashkisë së Dibrës. Kjo është ajo ç’ka ka shprehur dhe deputetja e PDIU-së Reme Lala.
Në fjalën e saj të parë në Kuvend si deputete ajo ka hedhur akuza të forta në drejtim të Kryetarit të Bashkisë Dibër.
Sipas saj Muharrem Rama shkon në zyrë vetëm dy ditë në javë për nga 20-minuta dhe pas kësaj shkon e pi një 5 dopio raki. Më tej Lala thotë se Kryetari i Bashkisë së Dibrës dhe familjarët e tij kanë dy faraci në Dibër me vlerat më të mëdha të rimbursimit në të gjithë vendin.
Themi me Ramën kryeministër pasi deputetët e PDIU-së edhe pse pa një marrëveshje të shkruar kanë dalë në karh të propozimeve të qeverisë. Vota e tyre u bë edhe më e dukshme në arrestimin apo jo të Tahirit, ku ata votuan kundër.
PJESË NGA FJALA E DEPUTETES REME LALA:
Bashkia Diber eshte inekzistente, Dibra eshte e paralizuar. Nje ose dy dite ne jave shkon kryetari I bashkise ne bashki nga 20 minuta, dhe atëhere pasi te kete pire nja 5 dopio raki. Dhe ato pak shkresa qe firmosen qe jane ne interesat e kryetarit e rrethit te ngushte shoqeror te tij, jane te njollosura me yndyre qoftesh dhe te lagura nga rakia, sepse firmosen neper qepabtore. Ky kryetar bashkie nuk vleresohet nga askush me ne Diber, se eshte ne sherbim vetem te bizneseve te veta. Une do iu jap fakte z. kryeminister dhe do t’ju lutesha te nderhynit me urgjence.
- Kryetari i bashkise me familjaret e vet kane dy farmaci ne Diber, qe renditen nder te parat ne Shqiperi per vlerat me te medhaja te rimbursimit ne te gjithe Shqiperine, dhe pikerishht kjo ka qene dhe arsyeja qe zoti kryetar nuk ka lejuar te ushtrohet kontrolli nga Fondi I Detyrueshem i Kujdesit Shendetesor. Kryetari thote se I kemi lidhjet ne Tirane, e ne qofte se nuk jane te verteta keto lidhje te urdheroni nje kontroll sot, jo tiu shkoje nje grup per te rregulluar letrat e pastaj te behet kontrolli.
- Kryetari i Bashkise Diber me vellezerit e tij ka kazinone ne mes te qytetit, pa asnje dokumentacion perkates. Ne qofte se nuk ka lidhje ne Tirane sic thote K.B, i bej thirrje Ministrit Xhafaj qe te dergoje tani nje inspektor policie te beje verifikimin ne vend, po ta beje tani, sot jo pasi ta lajmerojne e kazinoja te dale dyqan patatesh.
- Per fatkeqesine e dibraneve, kazinoja, faramacite, vila me lokalin e kryetarit te bashkise, ndodhen ne krah te pedonales, dhe e dini cka ndodhur? Eshte devijuar projekti i pedonales per tu sherbyer bizneseve te kryetarit apo miqve te tij. Aty ku ka pasur shkalle eshte bere rruge, aty ku kishte peme serish rruge, pedonalja eshte kthyer ne nje vend ku dibranet mesojne makinen!
- Ne te gjithe bashkite e vendit, kam pare e degjuar se kryebashkiaket kerkojne terrene per te ndertuar shkolla. Kurse ne Peshkopi me urdher te kryetarit te bashkise, prishet gjimnazi, per te bere zyrat e veta kryetari. Ketu afera eshte shume e ulet dhe me vjen shume turp te them se pse po behet.
- Meqe jemi te gjimazi, z. Kryeminister se e di qe e keni me merak arsimin, iu lutem nderhyni sot qe godina e gjimnazit tu kthehet nxenesve. DIbra ka nevoje per shkolla e jo per zyra.
- Z.kryeminister jam ne dijeni qe po behen konkurse per drejtoret qe do te emerohen ne Diber, ky eshte mashtrim per dibranet sepse drejtoret jane te paracaktuar, po flas per dibren, po deshet ua them qe tani emrat, se udheheqesit politike qe keni ju ne diber I kane emeruar drejtoret paraprakisht, te pakten u kane premtuar.
- E per keto e shume si keto ne Diber ne funksionon asgje.
- Ne Diber eshte vjedhur gjithcka. Po iu tregoj nje rast konkret qe veshtire te besohet por eshte e vertete. Skema eshte e tmerrshme e ketu ka vend te beje hetime dhe prokuroria. Per arsye kursimi asistencat nuk kalojne ne banke por nga posta ku rritet mundesia per te vjedhur. Punonjesit e bashkise dhe te postes firmosin ne emer te invalideve, ne emer te njerezve qe marrin asistencen te cilet kane nje afat 10 ditor per ta terhequr kete asistence. Keta punonjes I sorollasin me qellim qytetaret duke bere te mundur qe te mbaroje ky afat 10 ditor, e keshtu parate shkojne ne xhepat e nje grupi te vogel njerezish. Prokuroria te hetoje ne xhepat e kujt shkojne parate e invalideve, njerezve qe marrin asistencat apo pensionet?
Ne Diber po vidhet gjithcka, po te pakten mos u vidhet dinjiteti dibraneve. Emerimet ne pune mos i bejne bodyguardet e udheheqeseve politike, sekretaret a keshilltaret e tyre. Do tiu lutesha z.Kryeminister t’i leme ne nje ane militantet e partive te kujtdo qofshin ato, e te kerkojme njerezit e afte, punedashes qe te rregullohen institucionet dhe administrata ne diber.
(E.K/SHUPLAKA)