Gazetarja Eni Vasili u bë dje nënë për herë të parë e dy vajzave binjake.
Lajmi ëmbël u bë i ditur nga “Prive” dhe mësohet se gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë.
Ndërsa ditën e sotme ka qenë vetë moderatorja e njohur ka postuar një foto mjaft të ëmbël ku shfaqen duart vogëlusheve dhe nënës së tyre.
“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me ri sollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin.”, shkruan Eni Vasili.
Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.
“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni.