Edhe pse ende nuk ka zbuluar kundërshtarin për duelin e 25 gushtit në “Air Albania”, boksieri shqiptar Florian Marku po bëhet gati për këtë sfidë, të cilën e quan madhështore.
Përmes një statusi të fundit, ai shkruan:
“Sot pashë nga afër stadiumin që do të ndeshem më 25 gusht.
Më rrëqethet mishi kur mendoj se do të ketë mijëra shqiptarë këtu që do të bërtasin emrin tim.
Ju pres të gjithëve për një natë madhështore”.