Analisti i njohur Mark Marku, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka zbuluar se me sa lekë po blohet vota në qytetin e Durrësit.
BISEDA në studio:
Marku: Ka lajme që në Durrës ka shkuar 50 mijë lekë për votë
Shkullaku: 50 euro më thonë mua
Marku: 50 euro, ku di unë, pra po bëhet një aggression për blerjen e votës.
Në fakt, blerja e votës është një fenomen që ndodh prej vitesh në Shqipëri, mirëpo mesa duket nuk po zhduket as në këto zgjedhje.
“Nga bankat janë tërheq shumë para të cilat po hidhen në fushatë.”, tregon më tej profesori i nderuar, Mark Marku. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post