Ish-këshilltari i Fatos Nanos Ylli dylgjeri reagon pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme me deputetët socialistë, ku deklaroi se do të hyjë në zgjedhje pavarësisht nëse opozita nuk merr pjesë ashtu siç ka paralajmëruar.
Por sipas Dylgjerit, kjo deklaratë e Ramës ngjan sikur jemi “kolaboracionistë”.
“Kolacionistë apo Kolaboracionistë?
“Me Saliun, pa Saliun, me Lulzim Bashën apo pa Lulzim Bashën, në koalicion ose qoftë edhe të vetëm, më 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje” .
Kjo deklaratë është bërë nga Edi Rama gjatë mbledhjes me deputetët socialistë në mesditë.
Unë them se …Kjo deklaratë më ngjan sot jo sikur jemi koalicionistë por kolaboracionistë!!!”, reagon Dylgjeri.
Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, Rama ka folur ka deklaruar: “Me edhe pa Saliun do të shkojmë në zgjedhje. Me edhe pa Lulin do të shkojmë në zgjedhje”.
Më tej ai është shprehur se nga zgjedhjet duhet një rezultat më i thellë se ai i vitit 2013. “PS duhet të dalë forcë e parë në zgjedhje. Ne duhet të arrijmë një rezultat më të thellë se ai i katër viteve më parë. Dilni në terren, takohuni me çdo qytetar. Ne nuk jemi si Maqedonia, do ta çojmë deri në fund Reformën në Drejtësi. “, u shpreh Rama ndaj deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë. (D.D/Shuplaka)