Probleme nga gazi lotsjelllës ka ndjerë dhe kreu i opozitës. Në video duket se Lulzim Basha mban para fytyrës një shami duke u mbrojtur nga sulmi i fundit me gaz lotsjellës.
Agron Shehaj, deputet i Vlorës duket në krah të Bashës i cili po njësoj ka ndjerë të njëjtat problem për shkak të gazit lotsjellës. Duket se Basha dhe Shehaj janë duke shkëmbyer edhe bisedë mes tyre.
Me zhvendosjen e protestës nga Kryeministria para Parlamentit policia ka përdorur gazin lotsjellës për të bërë shpërndarjen e protestuesit.