Lydia Robert, një vajzë e cila kreu vetëvrasje, ka lënë një mesazh ku ka treguar edhe arsyen pse e mori këtë vendim fatal.
Siç raporton The Mirror, 21-vjeçarja thuhet se ndihej “e dhunuar dhe e lënduar” pasi gjeti fotografi të vajzave të vogla në celularin e të dashurit, Adam Wells.
Ka qenë shoqja e saj e ngushtë që ka zbuluar mesazhin që i nisi asaj momentet e fundit të jetës:
“Ai më ka shkatërruar jetën… Unë paskam jetuar me një pedofil.”- i shkruajti shoqes së saj.
Po ashtu ajo i dërgoi dhe një mesazh partnerit të saj:
“Është kaq e gabuar, në nivele të ndryshme. Shikoje këtë foto dhe më thuaj që nuk është ilegale. Ti më ke larguar nga familja dhe miqtë, je njeriu më i ndyrë që ekziston”.- shkruante ajo.
Në atë kohë nuk kishte munguar edhe reagimi i Adam, partnerit të saj, i cili i lutej që të qetësohej dhe i thoshte se nëse e humbiste do të ndihej shumë keq.
Një natë në qershor të vitit 2017, kur kishte dalë me miqtë, Adam mësoi se Lydia ishte vetëvarur në shtëpinë e tyre në Manchester.
Biznesmeni që ka një kompani me produkte kozmetike është dënuar me 12 muaj punë në komunitet.